0030 210 33 18 483

Mitsotakis, ndërhyrja në samitin e OKB-së me rastin e 75 vjetorit të organizatës

TV Tribuna 22 Shtator 2020

Zonja dhe zotërinj,

Atëherë ku përfaqësues nga 46 shtete -përfshirë edhe vendin tonë- u takuan në sanFrancisco në qershor 1945 gjendeshin përballë një bote që ishte shpërbërë prej gjashtë vitesh luftë.

Liria, demokracia dhe shteti i të drejtës ishin ruajtur, por me një kosto njerëzore të paimagjinueshme.

Prandaj Karta e OKB-së që vunë në zbatim me firmën e tyre përfaqësuesit atë vit përshkohej nga tre objektiva themelore: Paqen dhe Sigurinë, Zhvillimin dhe të Drejtat e Njeriut.

Teksa qëndrojmë sot këtu, të bashkuar dhe duke treguar vendosmërinë tonë që të përballojmë një tërësi të re dhe në zhvillim sfidash që kanë të bëjnë me mënyrën tonë të jetesës, e them me krenari se Greqia bashkon zërin e vet me komunitetin ndërkombëtar, duke përshëndetur këto vlera, në përvjetorin e 75-të që nga krijimi i Kombeve të Bashkuara.

Të lindura nga një tmerr i gjallë, Kombet e bashkuara qëndrojnë sot si një fener shprese dhe si një shembull autentik i bashkëpunimit botëror.

Kontributi i OKB-së në ruajtjen dhe ndërtimin e paqes, si dhe në evitimin e konflikteve është i padiskutueshëm.

Jetë të panumërta kanë shpëtuar falë veprimeve të Kombeve të bashkuara.

Miliona njerëz që ishin shpërngulur brenda vendit të tyre apo ishin detyruar  të kalojnë kufij në kërkim të sigurisë, kanë gjetur strehë, kujdes dhe mbrojtje nga ky institucion i mrekullueshëm ndërkombëtar.

Adoptimi i axhendës 2030 dhe i Objektivit të Zhvillimit jetik e kanë forcuar ambicien tonë të përbashkët dhe na kanë drejtuar, si organizëm, në një nivel të ri, dhe me të drejtë.

Reformat në zhvillim të sistemit të zhvillimit të OKB-së meritojnë mbështetjen me gjithë shpirt nga të gjithë ne.

Kombet e Bashkuara janë, natyrisht, një mjet i fuqishëm për ndryshime.

I takon çdo pjesëtari të komunitetit ndërkombëtar të rrëmbejë mundësitë e përbashkëta që kemi në dispozicionin tonë.

Që ta bëjmë këtë duhet të mbetemi të përkushtuar në Sistemin e Bashkëpunimit Shumëpalësh, me Kombet e Bashkuara në krye.

Respektimi i të drejtës ndërkombëtare gjendet në zemër të këtij Sistemi të Bashkëpunimit Shumëpalësh. Garantimi i respektit të të drejtave të njeriut, i kontrollit ndërkombëtare të armatimeve, i mospërhapjes së armëve të shfarrosjes në masë, i Konventës së OKB për të drejtën e detit dhe të paqes dhe sigurisë botërore.

Këto janë vlerat e Bashkëpunimit Shumëpalësh në këtë përvjetor të 75-të.

Pandemia e Covid-19 është një kujtesë e fuqishme që shpjegon se përse Bashkëpunimi Shumëpalësh funksionon dhe përse është kaq i nevojshëm. Roli udhëheqës i Kombeve të Bashkuara dhe posaçërisht i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është kritik në këtë konjukturë.

Për këtë arsye ka ardhur koha të fillojmë të punojmë për një arkitekturë të re botërore për shëndetësinë.

Arritja e qasjes së barabartë në vaksinat dhe terapia pa pengesa e Covid-19 për të mirën e shëndetit publik botëror janë përbërës me rëndësi kruciale për ndërtimin e kësaj arkitekture të re botërore për shëndetësinë të së nesërmes.

Që nga krijimi, OKB e ndihmon botën që të kapërcejë sfidat e veta, në të kundërt, shtetet anëtare, pavarësisht se sa të fuqishme janë, asnjëherë nuk do të mundnin të përballonin të vetëm këto sfida.

Kjo mbetet e vërtetë, teksa sfida të reja janë shfaqur dhe probleme të reja transformojnë realitetin botëror.

Problemet që përballojmë nuk janë të lehta.

E ardhmja na rezervon sfida jashtëzakonisht të mëdha. Mirëpo mbetem optimist.

Së bashku, siç kemi bërë deri më sot, mundemi jo vetëm t’i zgjidhim këto probleme, por të vendosim bazat për një botë më të mirë për brezat e ardhshëm.

Duke iu drejtuar të gjithëve sot mendoj se e Ardhmja që Duam pasqyrohet te OKB që na Duhet, dhe është kjo OKB të cilën pa u lodhur duhet të vazhdojmë të ndërtojmë.

Ndaje me miqte