0030 210 33 18 483

Mitsotakis: “Nuk do të ketë sërish lockdown”

TV TRIBUNA 18 Tetor 2021

Duel për Covid-in përballë Tsipras-it në parlament

“Qëndrimi i qeverisë është i qartë. Ekonomia dhe shoqëria nuk do të mbyllen më”, deklaroi në parlament kryeministri Mitsotakis, duke dhënë mesazhin se Greqia nuk do të ketë më lockdown.

Shefi i qeverisë foli gjatë një interpelanca të kërkuar nga shefi i opozitës Aleksis Tsipras, mbi zhvillimet në çështjen e pandemisë.

Ndër të tjera zoti Tsipras e akuzoi qeverinë se sillet sikur pandemia ka mbaruar dhe shigjetoi personalisht kryeministrin duke thënë se “mungon dhe fshihet”.

Nga ana e vet zoti Mitsotakis e akuzoi SYRIZA-n se po bën “një opozitë të lirë” dhe zotin Tsipras se “ka inkurajuar dygjuhësinë për vaksinimin” në brendësi të partisë së vet.

 

MITSOTAKIS

Vaksinat, zonja dhe zotërinj, dhe të dashur bashkëqytetarë, është vërtetuar se shpëtojnë jetë.

Dhe obligim i të gjithë neve është që të bindim gjithë ata që hezitojnë të bëjnë këtë hap për të mirën e tyre dhe për të mirën e atyre që kanë përreth.

Aq më tepër, kur qëndrimi i qeverisë është i qartë: ekonomia dhe shoqëria nuk do të mbyllen më.

Dhe sistemi shëndetësor nuk do të bëhet me një front unik me referencë ekskluzive Covidin.

Është një qëndrim parimor që do të kërkoja qartësisht të na thoni nëse dhe ju e mbështesni apo keni për të propozuar diçka të ndryshme.

Është dhe një çështje drejtësie kundrejt 6,6 milionë bashkëqytetarëve të cilët nxituan të vaksinohen dhe po gëzojnë sot liritë që u përkasin me të drejtë.

Sigurisht, shteti do të vazhdojë të kujdeset edhe ata shumë më pak të cilët nuk janë vaksinuar, duke ruajtur masat mbrojtëse për ata.

Përndryshe ky është dhe misioni i shtetit, siguri, shëndet dhe liri për të gjithë.

...

Po e përsëris, meqë preferoni gjithmonë të paraqisni imazhin vërtet të keq të vendit tonë në nivelin e vdekjeve të muajit të fundit si tregues të mënyrës me të cilën përballuam pandeminë gjithë këta 18 muaj.

Këto janë faktet e vërteta dhe të padiskutueshme, zoti Tsipras.

Kanë të bëjnë me statistikën makabre të vdekjeve.

Së pari, faktet thonë se që nga momenti i parë që goditi pandemia Bashkimin Europian, Greqia gjendet në një pozitë shumë më të mirë nga sa mesatarja europiane, me 1.484 vdekje për një milion banorë, ku vende si Italia kanë 2.180; vende si Belgjika kanë 2.209 dhe vende akoma më të këqija si Bullgaria dhe Hungaria i kanë kaluar 3.000 vdekje për një milion banorë.

Ma merr mendja që nuk e vini në dyshim këtë statistikë e cila, siç ju thashë, evidenton përballimin tërësor të pandemisë që nga marsi 2020.

E depozitoj në protokoll.

Dhe është shumë – jo e padrejtë-, por është gabim metodologjik , siç do t’ju thonë edhe ekspertët, të nënvizoni se çfarë ndodh në vend për disa javë dhe të mos mundeni të shikoni figurën e madhe.

 

TSIPRAS

Iniciativa ime sot për të diskutuar në orën e Kryeministrit ecurinë e pandemisë, shpresoj të jetë një zile zgjimi kundrejt një qeverie që ka hequr dorë nga detyra e vet që të paktën t’u thotë të vërtetën qytetarëve dhe, natyrisht, të mbrojë jetët e tyre.

Dhe shpresoj të jetë dhe një shkas për t’u thënë të vërteta dhe të jepen shpjegime se përse gjërat janë sërish shumë të vështira.

Mund të ekzistojë një perspektivë pozitive në plan afatgjatë, por kemi përpara nesh një dimër veçanërisht të vështirë.

Vendi ynë që nga fillimi i gushtit ka kaluar sa i përket numrit të vdekjeve për një milion, vende që përjetuan katastrofën shëndetësore, si Italia, India, Suedia, Mbretëria e Bashkuar.

E mbani mend, Suedia ishte shembulli negativ, sepse një vend me popullsi krejtësisht të krahasueshme me atë të vendit tonë, e filloi me logjikën që nuk marrim masa të ashpra.

Dhe ishte shembulli negativ.

Shikoni tani këtë ecuri -nuk e di nëse keni mundësi ta shikoni, besoj i keni parë grafiqet- ku gjendet ecuria e vendit tonë në raport me Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Portugalinë, Francën, Italinë, Suedinë në numrin e vdekjeve, vdekjeve të përditshme për një milion banorë.

Devijimi është i tmerrshëm.

E depozitoj në protokoll që ta studioni.

Përndryshe janë tabela që janë publikuar edhe në Financial Times dhe i keni studiuar, i keni parë.

Ndaje me miqte