Mitsotakis: Nuk do të lejojmë të na shantazhojnë nëpërmjet migrantëve
ATSH
10 Mars 2020
BERLIN, /ATSH-DPA/- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se Greqia dhe BE-ja nuk do të lejojnë që të shantazhohen nga Turqia nëpërmjet krizës së migrantëve.
“Ky është një çast kritik për Greqinë dhe Europën”, tha Mitsotakis gjatë forumit ekonomik greko-gjerman, në Berlin.
Ai bëri gjithashtu thirrje që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan të kontribuojë në uljen e tensioneve gjatë vizitës së tij sot në Bruksel.
“Turqia po përpiqet të shndërrojë dhjetëra mijëra migrantë në migrantë të paligjshëm. Kufiri i jashtëm i BE duhet të mbrohet”, shtoi Mitsotakis, duke i kërkuar Turqisë që të marrë sërish migrantët e paligjshëm që janë arrestuar në territorin grek.
Kryeministri grek mirëpriti planet e qeverisë gjermane për të mbështetur Greqinë dhe pranoi, së bashku me shtetet e tjera të BE-së, të marrë rreth 1 000 deri 1 500 fëmijë, të cilët jetojnë në kampe në ishujt e Egjeut.
Ndaje me miqte