Mitsotakis: Numërimi mbrapsht për zgjedhjet e reja ka filluar
Tribuna TV
28 Maj 2018
Numërimi mbrapsht për zgjedhjet e ardhshme ka filluar, vlerësoi kryetari i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, duke folur në asamblenë vjetore të Lidhjes së Industrialistëve Grekë (SEV).
Mitsotakis vazhdoi sulmet ndaj qeverisë, duke thënë se problemi i vendit është më së pari politik, pastaj kredibiliteti dhe mospërputhje ndërmjet fjalëve dhe veprave.
Duke shpalosur pikat kryesore të programit të vet, Mitsotakis nënvizoi uljen e taksave, reformimin e sistemit të sigurimeve shoqërore, krijimin e një mjedisi të favorshëm për investimet, ndërsa hodhi poshtë planin e qeverisë aktuale për rikthimin e marrëdhënieve në punë në nivelet para krizës.
Mitsotakis iu referua një pakti vërtetësie me komunitetin e biznesit, pasi siç tha, vendi nuk ka luksin që të humbasë trenin e revolucionit të katërt industrial. Ai vuri në dukje se që të mbushet boshllëku me vlerë 100 miliardë euro i investimeve për 6-7 vitet e ardhshëm, nevojiten investimet greke, të cilat u rrudhën nga 46 miliardë në 2008, në 11 miliardë në vitin 2017.
Nevojitet stabilitet politik dhe një qeveri e vendosur që vendi mos ta humbë trenin e zhvillimit ekonomik, theksoi Mitsotakis, duke shtuar se për këtë arsye kanë rëndësi të veçantë zgjedhjet e ardhshme.
Ndaje me miqte