Mitsotakis: Objektivi, "joshja"? e investimeve me vlerë 100 miliardë euro
Tribuna TV
24 Prill 2018
Kryetari i Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar se prioritet i parë politik është tërheqja e investimeve me vlerë 100 miliardë euro për vitet e ardhshme.
Duke folur në konferencën e organizuar nga Liga e Industrialistëve Grekë, Mitsotakis theksoi se investimet janë të domosdoshme për t’u krijuar më shumë vende pune dhe më të mira, dhe shtoi se nevojitet një rritje ekonomike 4% në vit për t’u përmbushur brenda shtatë viteve vakumi i investimeve.
Mitsotakis deklaroi se që të vijnë investimet nevojitet një qeveri e vendosur dhe një administratë shtetërore që do t’i ketë investimet si prioritet të parë.
“Asgjë nuk na bën të besojmë se qeveria aktuale i ka investimet si prioritet të parë”, tha Mitsotakis, duke shtuar se skema e tij qeveritare do të funksionojë me afat obliguese për ministrat dhe zëvendësministrat, por edhe për kuadrot e administratës publike që do të përzgjidhen nga shteti.
Ndaje me miqte