Mitsotakis për Agimin e Artë: "Sot fitoi demokracia"?
TV TRIBUNA
07 Tetor 2020
Pas shpalljes së vendimit të gjykatës që e cilëson Agimin e Artë si organizatë kriminale, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u është drejtuar qytetarëve me një mesazh televiziv:
Me vendimin e sotëm të gjykatës së apelit për aktivitetin e Agimit të Artë mbyllet një cikël traumatik i jetës publike të vendit.
Dimensioni politik është gjykuar me fitoren e demokracisë që nxori jashtë parlamentit morfemën naziste.
Tani, drejtësia e pavarur jep edhe ajo përgjigjen e vet.
Si kryeministër i shmangem me ndërgjegjje komentimit të vendimeve gjyqësore.
Mirëpo, si qytetar grek marr pjesë në kënaqësinë e përgjithshme për evidentimin e karakterit kriminal të saj.
Dhe jam krenar për qëndrimin e patundur të partisë tonë që e shtroi si objektiv strategjik margjinalizimin politik dhe shoqëror të Agimit të Artë.
Sepse Demokracia e re e luftoi kaherë, në mënyrë konstante dhe kudo fashizmin.
Denoncoi populizmin që e ushqeu në sheshet e urrejtjes së verbër dhe të dhunës.
Për asnjë çast nuk u bashkërendua me përfaqësues të saj, qoftë në alternativa politike, qoftë në votime parlamentare.
Me një dispozitë që votoi ajo, i përjashtoi nga financimi shtetëror.
Kundërshtoi që të legjitimojë prezencën e vet madje dhe në veprimtari të zakonshme ceremoniale.
Historia shkroi se gjatë ditëve të Demokracisë së re u hap rruga për një gjykim të Agimit të Artë.
Gjithashtu gjatë ditëve të saj u lehtësua dhe u përshpejtua procesi që dështonte për katër vjet e gjysmë.
Kështu që të arrijmë sot drejtësia të marrë vendimet e veta.
Morfema naziste, pas kutisë së votimit, u ndëshkua edhe në gjyq.
Është një dëshmi e forcës që rrezaton sistemi parlamentar dhe ndarja e pushteteve.
Uniteti, e vërteta dhe normaliteti.
Ndërkaq, gjyqi ndaj racizmit, ndaj urrejtjes dhe dhunës brenda shoqërisë mbetet i vazhdueshëm.
Demokracia sot fitoi. Është në dorën e të gjithë neve që të fitojë çdo ditë.