0030 210 33 18 483

Mitsotakis për Covid-19: "Prilli do të jetë muaji më kritik"

TV Tribuna 02 Prill 2020

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, duke folur të enjten në Parlament, ka theksuar se "Na e thonë të gjithë se prilli do të jetë muaji më kritik. Po të relaksohemi do ta paguajmë, dhe këtë nuk duhet ta lemë të ndodhë".
Kriza shëndetësore është me të vërtetë botërore, nuk njeh as kufij, as grupe shoqërore. 
Mirëpo përballimi i krizës është kryesisht  çështje kombëtare. 
E vërtetojnë rastet dhe humbjet e jetës në vende me potenciale të ndryshme, me përmasa shumë të ndryshme. 
Dhe në këtë rast, numrat thonë të vërtetën.
Sensibiliteti shtetëror, koordinimi, vendosmëria, shpejtësia, duket se përfundimisht nuk kanë të bëjnë me dimensionet ekonomike.
Po qëndroj në dy raste karakteristike.
Holanda, me popullsi 17 milionë banorë, me shfaqjen e rastit të parë në të njëjtën kohë me Greqinë, ka sot më shumë se dhjetëfisht pacientë të intubuar. Për fat të keq, vdekjet aty i kanë kaluar të 700 vetët.
E ngjashme është situata edhe në Belgjikë, një vend që ka të njëjtën popullsi me ne dhe ka 10 herë më shumë raste, ndërsa spitalet aty po ndodhen në limitet e tyre.
Deri tani - e theksoj, deri tani-, duket se u jemë shmangur përvojave tramautike të Italisë, të Spanjës, të Anglisë, të Shteteve të Bashkuara.
Këto na thotë deri tani realiteti, pas pesë javësh lufte. 
Dhe, e theksoj, jo pa kosto të lartë. Morëm masa të rrepta. Masa të papara në kushte normaliteti. 
Me pasoja të mëdha në jetën e përditshme të qytetarëve, me pasoja të rënda në ekonomi. 
Mirëpo shoqëria jonë, në masë të madhe, i mbështeti këto masa.
Dua edhe këtu, nga tribuna e Parlamentit, të falënderoj shumicën dërrmuese të qytetarëve, që e kuptuan nevojën që t'u nënshtrohen kufizimeve të rëndësishme të lirisë personale për të mbrojtur mbi të gjitha asetin suprem, që nuk është tjetër veç shëndetit publik dhe mbrojtjes së jetës njerëzore.
Zonja dhe zotërinj deputetë, do ta përsëris, nuk jemi në fillim të fundit. Jemi ndoshta, në fund të fillimit.
Përndryshe, objektivi ynë ishte dhe mbetet të mundim të fitojmë kohë që mos të shkatërrohet sistemi dhëndetësor publik.
Deri tani, këtë po e arrijmë. Numri i rasteve serioze po pakësohet në mënyrë të konsiderueshme, në raport me numrin e shtretërve që kemi në dispozicion.
Dhe e kam fjalën për sallat e reanimacionit e sistemit publik shëndetësor, jo për ato që kemi në rezerva dhe në klinikat private.
Unë e kuptoj absolutisht lodhjen e qytetarëve. 
Ankthin për punët e tyre, për të nesërmen. Dhe përgëzoj sërish durimin, pjekurinë, përgjegjshmërinë e shoqërisë greke.
Çdo ditë u jam mirënjohës, u jemi mirënjohës të gjithë, heronjve me bluza të bardha dhe të gjelbëra, por edhe forcave të armatosura dhe pjesëtarëve të mbrojtjes civile.
Mirëpo, përpjekja e përbashkët, dhe dua ta theksoj sërish këtu, duhet të vazhdojë me të njëjtën forcë dhe të njëjtin përkushtim.
Na e thonë të gjithë se prilli do të jetë muaji më kritik.
Po të relaksohemi do ta paguajmë, dhe këtë nuk duhet ta lemë të ndodhë.
 

Ndaje me miqte