0030 210 33 18 483

MItsotakis për pandeminë: "Vendi nuk do të mbyllet më"

TV TRIBUNA 12 Shtator 2021

Është e qartë se kemi mbaruar me pandeminë dhe ekzistojnë ende nivele pasigurie.

Por e theksoj që nuk kanë të bëjnë me kufizimin e veprimtarisë ekonomike.

Vendi nuk do të mbyllet më.

Nuk do të ketë kufizim në veprimtarinë ekonomike; e patë që gjatë verës, edhe për zonat që ishin në “të kuqe”, masat që vendosëm ishin për kufizimin e qarkullimit pas orës 01,00, masa që ndalonin muzikën në lokalet, pra masa që në përgjithësi nuk kishin impakt ekonomik.

Për më tej është e qartë se masat për mbrojtjen e shëndetit publik do të jenë në fuqi.

Do t’i mbajmë maskat me vete për shumë kohë akoma.

Do të insistojmë vazhdimisht në kryerjen e testeve të shumta që të evidentojmë mbartësit asimptomatikë të virusit sa më shpejt që të jetë e mundur dh4e t’i izolojmë.

Dhe sigurisht do të insistojmë në strategjinë e vaksinimeve, me rrugën e bindjes.

Dhe pa përjashtuar asgjë dua t’ju them që kam ndërmend të zgjeroj edhe në shumë detyrimin për të bërë vaksinën.

Nuk mund ta përjashtoj, por në këto momente nuk është në axhendën time.

Besoj se duhet të përdorim gjithë forcën e bindjes tonë, jo vetëm ne, por dhe gjithë sa janë pjesëmarrës në këtë përpjekje të përbashkët me qëllim që të bindim, jo kundërshtarët fanatikë të vaksinës -besoj se ata nuk mund t’i bindim më- por kryesisht ata qytetarë që vazhdojnë të kenë dyshime se vaksinat janë të sigurta dhe rezultative.

Dhe që e venë veten e tyre në rrezik të madh po të mos vaksinohen.

Do ta them përsëri që 9 ndër 10 bashkëqytetarët tanë që po kurohen në repartet e trajtimit intensiv, janë të pavaksinuar.

Dhe disa prej tyre humbasin jetën. Dhe është gjynah. Është vërtet gjynah.

Është 12 herë më e mundur të humbasë dikush jetën e vet nëse është i pavaksinuar, në raport me atë që e ka bërë vaksinën.

Këto argumente do të përdorim, do të mobilizojmë mjekët, pediatret që të bindin prindërit se duhet që fëmijtë tanë të vaksinohen; gjinekologët që të bindin gratë në moshë produktive që vaksina është e sigurt dhe duhet ta bëjnë; patologët që të shpjegojnë se pasojat nga sëmundja janë shumë më të mëdha nga çfarëdo lloj reaksioni i vaksinës.

Për ta mbyllur, ndihem i sigurt për parashikimet tona ekonomike.

Do të kemi turbulenca me pandeminë, por nuk vlerësoj se këto do të kenë impakt esencial në parashikimet tona për ecurinë e ekonomisë greke.

Ndaje me miqte