0030 210 33 18 483

Mitsotakis për tërmetin: “Uroj të lëvizim shpejt dhe të shpëtojmë jetë njerëzish”

TV Tribuna 26 Nentor 2019

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka përcjellë skuadrën e ekipit të shpëtimit që u nis për në Shqipëri.

“Ndodhi një tërmet i madh, është shumë e rëndësishme që të jemi kurdoiherë në gatishmëri dhe të ndihmojmë kudo që të nevojitet. Uroj të lëvizim shpejt dhe të shpëtojmë jetë njerëzish. Jemi shumë krenarë që kemi mundësinë të ndihmojmë vendin fqinj. Rrugë të mbarë dhe energji”, tha Mitsotakis në aeroportin ushtarak të Elefsinës pranë Athinës.

Që nga orët e para të mëngjesit, mediat greke e kanë trajtuar si lajm të parë tërmetin në Shqipëri.

Edhe gjatë ditës kanë vazhduar me mjbulimin e gjithë zhvillimeve, duke iu referuar kryesisht agjencive ndërkombëtare të lajmeve.

Ndaje me miqte