0030 210 33 18 483

Mitsotakis për vaksinimin: Fillon “Operacioni Liria”

TV Tribuna 16 Dhjetor 2020

Gjatë debatit parlamentar për buxhetin e vitit të ardhshëm, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i është referuar përgatitjeve për fillimin e fushatës së vaksinimit kundër Covid-19. Mitsotakis tha se synimi i qeverisë është që vaksina të mbërrijë falas dhe me siguri në çdo cep të Greqisë.

“Organizmi Europian ndoshta e jep miratimin për vaksinën e parë të Pfizer-it edhe një javë më herët nga ç’e prisnim”, theksoi shefi i qeverisë greke, duke shtuar se operacioni i vaksinimit do të ketë emrin “Liria”.

Brenda javëve të ardhshme atdheu ynë ftohet të ballafaqohet me bastin e madh të vaksinimit masiv.

Është një tjetër sfidë e paparë.

Nuk ekzistojnë zgjidhje të gatshme, dhe as një përvojë e kristalizuar.

Mirëpo ekziston nevoja e pamposhtur, e panegociueshme që ky aksion i madh të finalizohet me shpejtësi dhe me sukses.

E dini se qeveria, në marrëveshje me partitë e opozitës, me iniciativën e ministrit të shëndetësisë, po organizon dhe zbaton Planin Kombëtar të Vaksinimit, në mënyrë që blindimi ndaj koronavirusit të mbërrijë falas te çdo qytetar, në çdo cep të vendit.

Me prioritete që do të përcaktohen nga komisioni kombëtar i vaksinimit, me kritere të rrepta shkencore.

Miliona vaksina do të duhet të udhëtojnë, të ruhen me siguri, shumë shpesh në temperatura shumë të ulëta.

Do të duhet të mbërrijnë në 1.018 qendra speciale vaksinimi, me 65 njësi lëvizëse.

Është një aksion tepër-tepër kompleks.

Organizmi Europian ndoshta e jep miratimin për vaksinën e parë të Pfizer-it edhe një javë më herët nga ç’e prisnim.

Rrjedhimisht, duhet të jemi gati që ta fillojmë këtë aksion.

Do të shfrytëzojmë teknologjinë, ashtu siç do të shfrytëzojmë dhe çdo mënyrë komunikimi.

Prandaj nuk flasim për një fushatë, por flasim për një operacion.

Do të kërkojmë ndihmesën e gjithë ekspertëve, shkencëtarëve, institucioneve, partnerëve sociale, të kishës, të farmacistëve, që do të luajnë një rol deciziv se si do të mbyllen takimet, sidomos për bashkëqytetarët e moshuar.

Dhe jam i sigurt se do ta arrijmë t’ia dalim mbanë me sukses në këtë aksion të madh.

Mirëpo, kujdes, kërcënimi i Covidit do të përgjojë deri sa të vaksinohet të paktën 60% e popullsisë së Greqisë.

Dhe siç e dini, në shumicën e vaksinave ka dy cikle mbrojtjeje.

Prandaj dhe përkushtimi ndaj masave mbrojtëse duhet të vazhdojë, do të mbajmë maskën dhe pas vaksinës.

Dhe sa më shumë do të avancojë vaksinimi as më shumë do të zmbrapset virusi dhe kaq më shpejt do të mund të rifitojmë kontrollin e jetës tonë.

Për pak 24 orësha pra, fillon fushata kombëtare për vaksinimin.

Shënon në të njëjtën kohë, jo fundin e fillimit, por kësaj here me të vërtetë fillimin e fundit.

Dhe thelbin e jep plotësisht një fjalë e vetme: Liria.

Kështu do ta emërtojmë këtë operacion: “Operacioni Liria”.

Liri që të jetojmë dhe të krijojmë të shëndetshëm, të çliruar nga robëria dhe detyrimet e pandemisë.

Liri që të rikthehemi dhe të pretendojmë sërish ritme të larta prosperiteti.

Liri që të festojmë në 2021-shin, 200 vjetorin e lirisë tonë si komb.

Ndaje me miqte