0030 210 33 18 483

Mitsotakis për zgjedhjet: "Harta e Greqisë u ngjyros blu, por kjo është ngjyra e atdheut"?

TV TRIBUNA 02 Qershor 2019

“Harta e Greqisë u ngjyros edhe sot blu, mirëpo kësaj here është bluja e atdheut2, deklaroi kryetari i Demoikracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, në përfundim të turit të dytë të zgjedhjeve administrative, të dielën në mbrëmje.

“Sot Greqia zgjodhi krerët e rinj të periferive dhe të bashkive. I uroj të gjithë dhe i garantoj të gjithë grekët se, përderisa më besojnë në zgjedhjet e 7 korrikut, qeveria e ardhshme, por edhe unë personalisht, do të jemi përkrah tyre. Për ne nuk ekzistojnë identitete partiake në bashkëpunimin tonë me përfaqësuesit e pushtetit vendor. Kriter i vetëm, objektiv i vetëm, është që jeta në çdo periferi, në çdo bashki, të bëhet më e mirë”, vazhdoi Mitsotakis.

“I duam shefat e periferive të jenë aleatët tanë për zhvillimin dhe jam i gëzuar pse në 12 nga 13 periferitë u zgjodhën kuadro që i përkasin familjes tonë politike, përfshirë edhe Atikën ku jeton gjysma e popullsisë së Greqisë”, tha lideri i opozitës.

“Rezultati i zgjedhjeve europiane ishte fillimi i një ndryshimi të madh politik. Për pesë javë vijnë zgjedhjet e rëndësishme parlamentare dhe do të marrim vendimin përcaktues për të ardhmen e vendit. Do të jem përsëri në vijën e parë për një ndeshje politike të civilizuar, me të vërteta, me plan, me argumente dhe do të shkoj në gjithë Greqinë. Me udhërrëfyes angazhimet tona për zhvillimin, për më shumë vende pune, për taksa më të ulëta, për një shtet më eficent. Kështu shpresa do të bëhet realitet. Për Greqinë e re, të shndritshme që të gjithë duam. Dhe në të cilën kanë vend të gjithë greket dhe grekët”, përfundoi Mitsotakis.

Ndaje me miqte