Mitsotakis përsërit kushtin për Shqipërinë
TV TRIBUNA
08 Shtator 2019
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar sërish që Athina nuk do të japë miratimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, në rast se nuk realizohen kërkesat e saj për minoritetin në vendin fqinj.
Shefi i qeverisë greke ka shtuar se të njëjtën gjë u ka thënë edhe presidentit francez, Makron, kancelares Merkel dhe kryeministrit holandez, Mark Rutte, me të cilët është takuar ditët e fundit.
Mitsotakis e deklaroi këtë gjatë konferencës për shtyp në panairin e Selanikut, të dielën.
Greqia nuk do të miratojë hapjen e negociatave anëtarësuese të Shqipërisë në BE, në rast se unë nuk shikoj akte konkrete për heqjen e diskriminimit ndaj minoritetit etnik grek.
Jam krejtësisht i qartë në këtë çështje. Ia shtrova edhe presidentit Macron, kryeministrit holandez Mark Rutte dhe kancelares Merkel, meqë pritet të diskutohet në këshillin Europian, në tetor.
Nuk jemi ende në atë stad. Do të duhet të shikojmë ndryshimin me vepra të qëndrimit të qeverisë shqiptare kundrejt minoritetit etnik grek.
Shefi i qeverisë greke ka shtuar se të njëjtën gjë u ka thënë edhe presidentit francez, Makron, kancelares Merkel dhe kryeministrit holandez, Mark Rutte, me të cilët është takuar ditët e fundit.
Ndaje me miqte