0030 210 33 18 483

Mitsotakis: Plan njëmujor masash. Lockdown për Selanikun, Rodopin, Larisën

TV TRIBUNA 29 Shtator 2020

Nuk nevojitet t’ju jap të dhënat përkatëse. Po e shihni se çfarë po bëhet në gjithë botën dhe më së pari në Europë.
Po përballemi me një valë të dytë, që është më agresive nga ajo që kishim përballuar në mars dhe në prill.
Do të kemi rastin t’i diskutojmë këto në një këshill të jashtëzakonshëm europian, që të shqyrtojmë se në ç’masë mundim të biem dakord për një sistem mbareuropian veprimi.
Ndërkaq, derisa të bëhet kjo, masat që merr secili shtet përbëjnë përgjegjësi kombëtare të çdo qeverie.
Ne në Greqi kemi, krahasimisht, rezultate më të mira nga pjesa tjetër e Europës. Do të thoja se jemi 2 me 3 javë mbrapa nga ajo që po përjetojnë vendet e tjera europiane sot.
Duhet t’ju them se presioni mbi sistemin shëndetësor është më i madhi se kurrë dhe duhet, ashtu si dhe në fazën e parë ku i morëm masat herët, të marrim sërish dhe më shpejt se vendet e tjera europian, masa më të ashpra, kështu që t’i dalim të keqes përpara, të shpëtojmë jetët njerëzor edhe të reduktojmë trysninë mbi sistemin shëndetësor.
Nesër do të komunikoj një plan të ri veprimi, me kohëzgjatje një muaj. Nuk do të hyj sot në detaje, do të them vetëm se tashmë e dimë nga procesi i gjurmimit se cilat veprimtari ekonomike shkaktojnë problemin e përhapjes së shpejtë të virusit dhe cilat nuk shkaktojnë një shpërndarje kaq të madh; kështu që do ta përshtatim planin tonë për muajin e ardhshëm në të dhënat reale që kemi në dispozicionin tonë.
Që nga sot duhet të merren disa vendime emergjente. Selaniku, Rodopi dhe Larisa futen në të kuqe, kjo do të thotë që pezullohen gjithë veprimtaritë, me përjashtim, e theksoj, të shitjes me pakicë dhe shkollave.
Do ta përsëris që synimi ynë mbetet shmangia e një lokdown-i të përgjithshëm, prandaj dhe do të avancojmë në një përforcim të mëtejshëm të kufizimeve. Një politikë ndërkaq që duhet të zbatohet në mënyrë absolute.

Ndaje me miqte