Mitsotakis: Plani im për reformën tatimore
Tribuna TV
21 Shkurt 2019
Planin e tij që të reduktojë tatimet për bizneset vendase dhe të huaja, ka prezantuar kryetari i Demokracisë së re, Kyriakos Mitsotakis, gjatë një interviste për rrjetin televiziv amerikan CNBC.
Mitsotakis tha se do të realizojë një “reformë tatimore agresive dhe totale”.
“Është diçka që mund ta realizojmë brenda muajit të parë të qeverisjes”, deklaroi Mitsotakis, duke shtuar se synimi është që të ulet në 20% koeficenti i tatimit për biznesin.
“Ajo që ka nevojë Greqia nuk është rritja ekonomike me 2%. Kjo nuk e bën diferencën. Nevojitemi një rritje ekonomike 4%, të paktën në plan afatshkurtër. Ky do të jetë objektivi që duhet të shtrojmë dhe kreditorët tanë do të jenë të kënaqur”, shtoi lideri i opozitës.
“Zoti Tsipras është angazhuar për një suficit primar 3,5% deri në 2022. Besoj që ky është një objektiv shumë i ashpër. Kam thënë vazhdimisht se i respektoj marrëveshjet e qeverisë së sotme, por gjithashtu u kam thënë partnerëve të mi europianë se po të arrijmë të realizojmë reforma të vërteta, do të duhet të shpërblehemi me suficite më të vogla, të paktën në 2021 dhe 2002”, nënvizoi Mitsotakis.
Ndaje me miqte