0030 210 33 18 483

Mitsotakis "?? Pompeo: marrëdhëniet më të shkëlqyera se kurrë

Tribuna TV 29 Shtator 2020

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, kanë deklaruar se marrëdhëniet dypalëshe nuk ishin kurrë kaq të ngushta dhe produktive sa ç’janë sot.

N[ë deklarata për shtypin, pas vizitës së tyre në bazën detare të Sudas në Kretë, Mitsotakis veçoi faktin se kjo ishte vizita e dytë në Greqi e zotit Pompeo brenda 12 muajve të fundit.

Siç tha shprehimisht Mitsotakis, “nuk është rastësi se tani po flasim nga reparti 115 i aviacionit luftarak. Pak më parë vizituam bazën luftarako detare amerikane dhe fregatën greke “Salamis”.

Suda po dëshmohet kështu si pika më strategjike e mbarë rajonit.

Këtu takohen interesat e të dy vendeve tona, bashkë me ato të sigurisë dhe të paqes.

Në territorin e saj shtrihen forca aleate dhe telekomunikacioni ynë. Në ujërat e saj zhvillohen stërvitje të përbashkëta, ndërsa shumë shpejt Suda do të bëhet baza e ankorimit të anijes gjigande USS Hershel Williams, një nga anijet më të mëdha të SHBA, ndërsa në qiellin e Sudas dhe të Kretës do të fluturojnë gjithmonë avionat tanë, grekë dhe amerikanë, garantë të stabilitetit.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, theksoi në deklaratën e tij se gjendet në Kretë që të promovojë “një nga marrëdhëniet me të fuqishme ushtarake të SHBA në gjithë Europën.

Ne e konsiderojmë se Greqia përbën një shtyllë të vërtetë stabiliteti dhe prosperiteti në Mesdheun Lindor dhe me krenari të veçantë mbështesim qeverinë greke.

Bashkëpunimi ynë në fushën e sigurisë sot, është veçanërisht i rëndësishëm, teksa Rusia po vazhdon rolin e saj destabilizues në rajon dhe sidomos në Libi, ndërsa SHBA kërkojnë tërheqjen e gjithë forcave ushtarake dhe pajtimin kombëtar në vend.

Gjithashtu, ramë dakord me zotin kryeministrin të eksplorojmë mundësi për bashkëpunimin e mëtejshëm, me qëllim që të përballohen sfidat që shtron Rusia përmes akteve të dëmshme të influencës, si dezinformomi lidhur me pandeminë dhe përpjekjet për të përfshirë në planet e saj kishën ortodokse, vazhdoi sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.

Sa i përket tensionit Greqi-Turqia, shefi i diplomacisë amerikane theksoi se “Mbështesim energjikisht dialogun ndërmjet aleatëve në NATO, Greqisë dhe Turqisë, dhe i inkurajojmë që të fillojnë sërish bisedimet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ndaje me miqte