Mitsotakis: Populli i hoqi votëbesimin Tsiprasit
TV Tribuna
26 Maj 2019
Kryetari i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, në deklaratën e tij pas shpalljes së rezultateteve të para zyrtare të zgjedhjeve të 26 majit, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit dhe shpalljen e zgjedhjeve kombëtare.
Mitsotakis deklaroi se Demokracia e Re “është tashmë forca e parë politike në vend”.
“Qytetarët kërkojnë një ndryshim politik. Dhe ky ndryshim filloi ndërkaq”, tha më tej Mitsotakis.
Sipas tij, rezultati, sa i zgjedhjeve europiane, aq edhe i eriferive dhe i bashkive të mëdha, shënojnë një kundërshtim të fuqishëm ndaj qeverisë së sotmshme.
“Është e qartë se populli grek ia hoqi mbështetjen maxhorancës qeveritare”.
Koha deri në përfundimin formal të mandatit të qeverisë është e vogël, por e mjaftë që t’i shkaktojë një dëm më të madh vendit”, vazhdoi Mitsotakis.
“Greqia ka nevojë për një qeveri të re të fortë, me votëbesim të freskët nga populli grek, që do të garantojë stabilitetin dhe perspektivën e vendit në këtë konjukturë kruciale”, tha lideri i opozitës.
“Kryeministri duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Për të mirën e vendit duhet të jepë dorëheqjen dhe vendi të shkojë në zgjedhje parlamentare sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo është e vetmja zgjidhje e pastër”.
Duke iu drejtuar anëtarësve dhe përkrahësve të Demokracisë së Re, Mitsotakis theksoi:
“Rezultati sigurisht që krijon ndjenja gëzimi për gjithë miqtë e partisë tonë. Kërkoj nga gjithë kuadrot e Demokracisë së Re që ta përballojnë me ndjenjë përgjegjësie por mbi të gjitha me moodesti”.
“Greqia është munduar shumë. Nuk pret festime, por punë të madhe. Dhe sidomos rezultate, që do ta bëjnë më të mirë jetën e gjithë grekëve”.
“Që nesër filloj një betejë të re. Do të shkoj përsëri në gjithë Greqinë qël të bind sa më shumë grekë që të jetë e mundur se e meritojmë shansin që ta drejtojmë Greqinë në një të ardhme më të mirë”.
“Tani po lind dielli i një Greqie më të shndritshme. Një Greqie që vuajti shumë, duroi shumë dhe gjeti fuqinë që të hapë vetë rrugën për një jetë më të mirë”.
“Ju falënderoj nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj. Ju premtoj që do të punoj fort që t’jua shpërblej”, përfundoi Mitsotakis.
Ndaje me miqte