0030 210 33 18 483

Mitsotakis prezanton logon e re të partisë dhe kërkon "zgjedhje sa më shpejt"?

Tribuna TV 05 Tetor 2018

“Vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje, me qëllim që të rifitojë kredibilitetin e nevojshëm dhe të kthehet në tregjet financiare”, deklaroi kryetari i Demokracisë së re, Kyriakos Mitsotakis, në veprimtarinë për kremtimin e 44 vjetorit të partisë.

“Mirëpresim simbolin e ri të formacionit tonë që shënon rolin e ri që do të luajë partia, një parti e hapur ndaj ideve të reja, që do t’i sjellë sërish të rinjtë te politika dhe do të frymëzojë qytetarët me një kontratë të së vërtetës”, tha Mitsotakis.

Duke përshkruar logon e re, Mitsotakis tha se ka në qendër ND, “N”-në e të resë dhe “D”-në e demokracisë. Është një logo që tregon se Demokracia e re po ndryshon, sepse është një parti e gjallë dhe e hapur, kështu që të shprehë imperativat e kohës. Mitsotakis u bëri tghirrje gjithë qytetarëve që të mobilizohen:

“Iu drejtohem gjithë atyre që na votuan por në vazhdim na braktisën, është koha që të kthehen në shtëpi. Iu drejtohem votuesve të majtë dhe të majtëve centristë, vendi ka nevojë për një rrugëtim të ri të përbashkët. Jo gënjeshtra të tjera, nevojitet një kontratë e të vërtetës, më në fund të shkojmë përpara, më në fund të mundemi. Demokracia e re do të jetë qeveri e gjithë grekëve. Me një skemë të vendosur qeveritare që do të fshijë gjithçka që do të në bëhet pengesë”, theksoi kryetari i Demokracisë së re.

Ndaje me miqte