Mitsotakis prezanton programin e infrastrukturës: 12 mld euro investime dhe 45.000 vende të reja pune çdo vit
TV Tribuna
31 Mars 2019
Kryetari i Demokracisë së re, Kyriakos Mitsotakis ka prezantuar programin qeveritar për infrastrukturat e reja në Greqi, me titull “Zhvillim dhe vende të reja pune”.
Mitsotakis tha se “investimet përkatëse janë përllogaritur në 10-12 miliardë euro deri në vitin 2013, çka do të krijojë 45.000 vende të reja dhe të mirëpaguara pune çdo vit brenda katërvjeçarit të ardhshëm”.
Projekti përmban ndërtimin e një aksi të ri rrugor që do të lidhë Ylikin (Thiva) me Elefsinën duke anashkaluar Atikën, ndërlidhja e qytetave të mënajnuara me akset qendrore kombëtare, modernizimi i hekurudhave, koinjeksioni energjitik i ishujve, shtrirja në të gjithë vendin e gazit natyror dhe zgjidhja e problemit kronik të mbeturinave.
“Është një hartë e plotë programatike, me vepra që kanë rrezonancë kombëtare në çdo sektor, që nga transporti rrugor, hekurudhor e detar, e deri në menaxhimin e burimeve natyrore, energjinë dhe infrastrukturat digitale”, tha Mitsotakis, duke nënvizuar se ky program nuk është një përmbledhje premtimesh, por një projekt realist dhe i realizueshëm.
Ndaje me miqte