Mitsotakis: "Rezultati i zgjedhjeve konfirmoi alternativat tona"?
TV TRIBUNA
04 Qershor 2019
Rezultati i zgjedhjeve të fundit dhe diferenca prej 9 njësish është “një rezultat që na kënaq, por nuk më befasoi”, ka deklaruar kryetari i Demokracisë së re, Kyriakos Mitsotakis, pas turit të dytë të zgjedhjeve administrative, ku u konfirmua dominimi i konservatorëve në bashkitë dhe periferitë e vendit.
“Tash 3,5 vjet po i bie Greqisë krye e tërthor dhe shikoja se kishte një pjekuri të madhe në shoqërinë greke, një kërkesë esenciale për një ndryshim të madh politik dhe gjithashtu një rritje graduale të besimit ndaj meje personalisht dhe Demokracisë së Re”, ka deklaruar Mitsotakis.
I intervistuar nga gazetari Nikos Hatzinikolau në TV ANT1, Mitsotakis vuri në dukje se “arritëm të shtohet gradualisht besimi i bashkëqytetarëve tanë. Do të doja ta shfrytëzonim këtë shans që të më besojnë edhe ata që nuk e bënë, prandaj do të flas hapur, që të më ndjekin edhe bashkëqytetarët më mosbesues”.
I pyetur nëse vota ishte në favor të Demokracisë së Re, apo thjesht një votë kundër SYRIZA-s, Mitsotakis u përgjigj se ndodhën që të dyja. “Mirëpo ndëshkimi i qeverisë nuk është diçka determinonte. Ndëshkimi i një partie nuk do të thotë me siguri të plotë ngjitjen në pushtet të një partie tjetër. Jemi një parti që po vijmë nga kriza të forcuar dhe të rinovuar. E rikthyem diskutimin në esencën e politikës”, tha kryetari i Demokracisë së Re.
Gjithsesi, “rezultati i zgjedhjeve administrative konfirmoi alternativat tona”, tha lideri i opozitës.
Ai shtoi se Demokracia e re është forca e parë në brezin e ri dhe nëpunësit publikë, “por jo dhe te të papunët dhe kjo është diçka që duhet ta pranojmë”.
“Nuk kam thënë për punë 7 ditëshe”
Mitsotakis gjatë intervistës foli edhe për akuzat se kërkon që të rikthejë statusin e punës shtatëditore.
“Nuk fola kurrë për punë shtete ditët e javës. Thashë për funksionim 7 ditor, siç funksiononi ju (televizionet) dhe shumë biznese të tjera shtatë ditë në javë. Përkundrazi, unë fola shumë sistematikisht se si e imagjinoj një kontratë të re sociale ndërmjet punonjësve dhe ndërmarrjeve. Dhe e kam thënë në të gjitha tonet se jam i gatshëm zë ofroj stimuj për ndërmarrjet që u japin më shumë bonuse punonjësve; të punojnë më pak, të mundin të punojnë dhe nga shtëpia, siç e kërkojnë shumë, kryesisht gra. Domethënë të fitojmë një elasticitet në tregun e punës, që më së pari do të jetë në dobi të punonjësve”.
Njëlloj, Mitsotakis ka dhënë përgjigje edhe për 120 këstet në shlyerjen e detyrimeve që kanë njerëzit ndaj tatimeve dhe enteve të sigurimeve shoqërore.
I pyetur nëse qeveria e tij do t’i heqë të 120 këstet, Mitsotakis u përgjigj “Absolutisht jo”. Dhe kur Hatzinikolau vërejti që “zoti Vroustis (ish ministri i punës në qeverinë e 2012-2015-s) tha se logjika e 120 kësteve është një logjikë që në plan afatgjatë e dëmton ekonominë”, kryetari i Demokracisë së Re u përgjigj:
“Ne ishim të parët që folëm për nevojën e një rregullimi horizontal të detyrimeve. I pari unë fola për 120 këstet, në Selanik, në 2017-n. Ajo që tha zoti Vroustis është se nuk mund të mendojmë vetëm për ata që kanë detyrime. Duhet të bëjmë dhe diçka për ata që janë korrektë në detyrimet e tyre ndaj bankave, korrektë në detyrimet ndaj enteve të sigurimeve shoqërore. 120 këstet jo vetëm që do të mbahen, por do të thjeshtëzohen nga vështirësitë burokratike që edhe sot ekziston për dikë që dëshiron të përfshihet”.
Ndaje me miqte