0030 210 33 18 483

Mitsotakis shpall masa te reja per COVID-19

TV TRIBUNA 22 Tetor 2020

Bashkëqytetarë, po komunikoj sërish me ju, teksa vala e dytë e pandemisë gjendet në një shpërthim agresiv. Kudo në Europë, por tashmë edhe këtu në Greqi.

Duhet ta prezantoj situatën me sinqeritet të plotë.

Të theksoj rreziqet, por edhe të tregoj rrugën e mbrojtjes që duhet të ndjekim.

Me themel, këshillat e shkencëtarëve.

Me drejtues masat e shtetit dhe levë konstante disiplinën.

Sepse përgjegjësia personale është ana tjetër e solidaritetit shoqëror.

Do të përpiqem të flas sa më thjesht që bëhet për realitetin e sotëm dhe se si do ta përballojmë.

Ditët e fundit po vërejmë një rritje të papritur të rasteve, në një farë mase kjo i dedikohet edhe shtimit të testeve që po kryejmë.

Vetëm dje për shembull, u kryen më shumë se 24.000 teste në gjithë territorin.

Mirëpo është e qartë se në mjaft zona virusi po përcillet me shpejtësi të madhe.

Të dhënat tregojnë se edhe në këtë krizë të re shëndetësore Greqia po vazhdon të rezistojë më mirë se shumica e vendeve europiane.

Tani kemi më shumë njohuri për mënyrën e përçimit të virusit. Disponojmë sisteme inovatore për gjetjen dhe gjurmimin e rasteve.

Kemi më shumë kravate të trajtimit intensiv. Dhe shumë më tepër mjekë dhe infermierë në spitalet tona.

I falënderoj. Ju falënderoj edhe një herë tjetër për luftën tuaj të përditshme.

Mirëpo, të gjitha këto nuk mjaftojnë.

Siç thashë, vala e dytë është më e fuqishme. Influencon tashmë të gjitha moshat, por veçanërisht të rinjtë. Dhe përshkon periferi, qytete, madje edhe lagje. Duke pasur si mjet vetë jetën shoqërore: Kontaktet e përditshme ndërmjet nesh dhe zakonet e thjeshta të kohës së lirë dhe argëtimit.

Kujdes! Ekspertët paralajmërojnë se në momentet e shkujdesjes jemi më të ekspozuar ndaj virusit.

Përkundrazi, në shkolla ku respektohen në mënyrë skolastike masat, dëshmohet se rreziqet janë shumë më të vogla.

Dua të jem i qartë: Muajt e ardhshëm parashikohen të vështirë.

Dhe, teksa nuk përbën alternativë timen një “lockdown” i përgjithshëm, lipsen masa të një lloji tjetër.

Më të zgjuara. Më të adresuara. Dhe përfundimisht, më rezultative.

Rrjedhimisht, objektivi ynë mbetet jo pezullimi absolut i aktiviteteve tona, por reduktimi lokal i rreziqeve që i kërcënojnë.

Domethënë, të vazhdojmë ritmet e jetës tonë, por mbi bazën e rregullave që diktojnë ekspertët.

Duke bërë lëshime të vogla, me qëllim që të mbrojmë kapitalin e madh të shëndetit.

Greqia disponon tashmë një hartë me nivelet e shfaqjes dhe përçimit të koronavirusit dhe me masat që i përkasin çdo niveli.

Këto kanë një kosto të kufizuar për ekonominë. Mirëpo i ofrojnë një fitim kolosal prosperitetit kolektiv.

Prandaj dhe duhet të respektohen me besnikëri.

Ndërkaq, plani ynë është dinamik. Që do të thotë se përshtatet në varësi të shpërthimeve të pandemisë dhe të veçorive lokale që ajo shfaq.

Në sulmin e ri të koronavirusit dhe pas rekomandimeve të ekspertëve, përgjigjemi me dy masa të reja:

Së pari, në zonat me rritje të rrezikshme të rasteve, ato të niveleve 3 dhe 4, do të ndalohet qarkullimi nga ora 24,30 e mesnatës deri në orën 05,00 të mëngjesit.

Përjashtohen sigurisht, ata që punojnë natën dhe rastet e emergjencës.

Synimi, të reduktohen lëvizjet dhe grumbullimet në orët e natës që favorizojnë përcjelljen e virusit.

Ndoshta me më pak argëtim për pak kohë, por me më shumë shëndet për shumë kohë.

Një parashikim që përndryshe po zbatohet në shumë kryeqytete dhe rajone europiane.

Dhe bilanci i parë është inkurajues.

Së dyti, përdorimi i maskës bëhet i detyrueshëm gjithkund. Jo vetëm në ambientet e mbyllura, por edhe ato të hapura.

Sepse koronovirusi përgjon kudo, pa pritur në hyrjen e një dyqani. “Nuk ha portën”, që të përdor gjuhën e më të rinjve.

Që ta them me fjalë të thjeshta, dhe në kafe apo në restorant do të futemi tash e tutje me maskë, të cilën do ta heqim vetëm kur të ulemi në tavolinë.

Dhe sigurisht, vazhdon ndalimi i qëndrimit në këmbë në sallat e mbyllura.

Do ta përsëris: maska është vaksina para vaksinës. Nëse dy qytetarë e mbajnë ashtu siç duhet maskën dhe njeri është i infektuar, mundësia e përçimit kur të gjenden bashkë, është minimale.

Dy rregullat e reja do të shoqërohen edhe nga forcimi i kontrolleve për zbatimin e masave ekzistuese.

Pronarët e njësive tregtare që nuk do t’i respektojnë, do të ndëshkohen. Dhe sigurisht, puna në distancë, do të shtrihet edhe më, aty ku është e mundur.

Përpjekja është e madhe. Mirëpo ashpërsimi i problemit kërkon një intensitet më të madh.

Posaçërisht në drejtim të biznesmenëve që shkelin ligjin në sektorin e argëtimit.

Aty, mekanizmat e kontrollit do të ezaurojnë çdo rreptësi.

Sepse shëndeti nuk mund të sakrifikohet në altarin e fitimit nga disa të prndërgjegjshëm.

Dhe natyrisht, nuk është koha as për parti të fshehta, në kohën që virusi bën parti me jetët tona.

Zbatimi i dy masave të reja fillon që nga ora 06,00 e të shtunës.

A do të mund të prisnim? Ndoshta, teksa situata këtu mbetet më krahasimisht më e mirë nga vende të tjera.

Mirëpo që në fillim vendosëm të lëviznim paraprakisht.

Dhe kjo merr një rëndësi më shumë tani, në prag të periudhës së krishtlindjeve.

Të dhënat e sotme janë të qarta: Përhapja e virusit konstatohet kryesisht ndërmjet të rinjve. Dhe evidentohet në vendet dhe kohën kur ata grumbullohen.

Mirëpo, prej andej përcillet në mjedisin familjar, duke kërcënuar jashtë mase më të rriturit.

Prandaj dhe u lutem më të rinjve të bëjnë kujdes.

Dhe të mbajnë distancë nga prindërit dhe gjyshërit, pavarësisht nëse vetë ata kanë simptoma.

Një aventurë e lehtë për ta ndoshta është fatale për njerëzit e tyre të dashur.

Kjo nuk përbën një ndjesi të papërcaktuar apo një denoncim të verbër, por një konstatim të argumentuar.

Dhe e drejtoj me të njëjtin sinqeritet me të cilin u flas dhe fëmijëve të mi.

Sepse vërtet. Është koha që të flasë dhe të veprojë rinia jonë.

E di se muajt e kaluar i kanë lodhur të rinjtë.

I mirëkuptoj studentët që kaluan një dimër të vështirë dhe duan të argëtohen.

Siç e di edhe që gjaku i nxënësve zien. Dhe kështu duhet të jetë.

Mirëpo, në këto rrethana, ju të rinjtë do të ishte mirë ta shndërronit vrullin tuaj në përgjegjësi.

Të bëheni flamurtarë në vështirësi. Duke bërë mënyrë jetese korrektesën.

Dhe të bëheni përfundimisht ju shembuj disipline për më të rriturit.

Përndryshe, këtë domethënie ka edhe kundërshtimi i individualizmit konservator. Progres i vërtetë dhe radikalizëm i vërtetë.me fjalë të tjera, ju kërkoj të bëheni ju protagonistët real të ditëve tona.

Bashkëqytetarë, qeveria do të vazhdojë natyrisht të mbështesë biznesin dhe punonjësit që po vihen në provë nga kriza shëndetësore.

Rikthimi i paradhënies ofron likuiditet të nevojshëm për qindra mijëra biznese. Kontributet për sigurime shoqërore po reduktohen.

Dhe një program i ri do të subvencionojë tërësisht 100.000 vende të reja pune.

Ndërsa heqja e kontributtit të solidaritetit po vjen edhe kjo që të lehtësojë edhe më shumë të ardhurat.

Mirëpo, arsenali ynë nuk është i pashtershëm.

Dhe ekonomia kombëtare duhet të vazhdojë funksionimin që të furnizojë shoqërinë, por edhe shëndetësinë.

Kemi përpara një tremujor të vështirë.

Ndërkaq do ta mbyll me një mesazh optimist.

Për herë të parë që nga fillimi i kësaj aventure duket në horizont perspektiva që të disponojmë një vaksinë të sigurtë dhe rezultative.

Dhe qeveria është kujdesur që ta marrim në kohën e duhur dhe ta disponojmë për të gjithë me shpejtësinë maksimale të mundshme.

Në të njëjtën kohë avancon sipas planëzimit edhe vaksinimi kundër gripit.

Rrjedhimisht, në fillimet e vitit 2021, bashkë me vitin e ri mund të lindë dhe një ditë e re në luftën kundër koronavirusit.

Mirëpo, deri në fitoren e shkencës, ne duhet të mbajmë mburojën e përgjegjësisë.

Nuk ju kërkoj të bëni asgjë më tepër dhe asgjë më pak nga ajo që bëmë në pranverë, kur Greqia u bë shembull për t’u imituar.

Edhe tani, ashtu si atëherë, jemi pranë e pranë. Një skuadër e bashkuar 10 milionëshe.

Mirëpo, pikërisht siç bëhet në çdo ekip, secili -shteti dhe qytetarët- ka rolin e vet.

Një nga në dhe të gjithë bashkë mundmi të bëjmë diferencën.

Jam i sigurt se do t’ia arrijmë përsëri.

Ndaje me miqte