Mitsotakis shpall vendimin: Paga minimale mujore shkon në 713 euro
TV TRIBUNA
21 Prill 2022
Çdo ditë, në qytet dhe lagje takoj njerëz të punës dhe kryesisht të rinj, që paguhen me pagën minimale.
Agonia e përbashkët që dalloj në fytyrat e të gjithëve është për shtrenjtësinë nga kriza botërore energjitike dhe lufta në Ukrainë.
Çmimet e energjisë, në raftin e supermarketit, në pikën e karburantit.
Dëgjojnë për ekonominë që zhvillohet, konstatojnë shumë ndryshme pozitive, mirëpo pyesin se sa ky zhvillim i prek ata me të vërtetë.
Ndihen se, pa ndihmën nga familja zor se ia dalin mbanë.
Sidomos nëse janë të detyruar të marrin banesë me qira.
Kanë të drejtë.
Sepse pagat vërtet janë ende shumë të ulëta në vendin tonë.
Plagët e krizës ekonomike dhjetëvjeçare nuk janë mbyllur.
Dhe sigurisht tani, shpërthimi botëror i inflacionit troket në portën e punonjësve me paga të ulëta dhe të papunëve.
Pikërisht me ta ka të bëjë vendimi im i sotëm.
Kështu, nga 1 maji, paga bazë rritet me 50 euro në muaj.
Nga 663 shkon në 713 euro.
Një shumë e cila, në kombin9im me këstin e parë të janarit, është e barabartë me një rritje totale 9,7% në raport me pagën minimale të 2021-shit.
Me pak fjalë, rreth 650.000 punonjësit e kësaj kategorie do të fitojnë nga një pagë me tepër në vit. Një pagë e pesëmbëdhjetë i shtihet tash e tutje të ardhurës së tyre.
Duhet të vë në dukje se kjo iniciativë e jona prek limitet më të skajshme të ekonomisë.
Vlera e rritjes së pagës së parë e preokupoi shumë komisionin kompetent, partnerët sociale dhe ministrin e punës.
Mirëpo është një vendim i yni politik.
Të cilin do ta rekomandoj me zjarr në këshillin e ministrave.
Sepse në çdo sprovë të përbashkët, e përbashkët është dhe përgjegjësia.
Dhe ashtu siç me drejtësi duhet të ndërmerret barra, po me drejtësi duhet të kenë të gjithë pjesë nga rezerva e pasurisë që krijon prodhimi kombëtar dhe zhvillimi.
Është një përzgjedhje që përfshin mjaft parametra.
Ashtu siç një familje menaxhon të tashmen pa rrezikuar të ardhmen e pjesëtarëve të saj, kështu edhe qeveria duhet të ekuilibrojë.
Ndërmjet nevojave kalimtare të së tashmes dhe obligimeve kombëtare për të ardhmen.
Çdo rritje page nuk duhet të rëndojë as mbi kompetivitetin, as mbi koston, sidomos të bizneseve të vogla, që e shndërrojnë në një anti stimul për punëtorë të rinj.
Mirëpo e vërteta është se bizneset janë mbështetur shumë nga qeveria. Me më pak taksa dhe kontribute. Me para cash përmes paradhënies së kthyer.
Por edhe me kompensimet e paradokohshme për të mbuluar koston energjitike.
Tani është ora e punonjësve.
Dhe më së pari e atyre që paguhen me paga të ulëta.
Sepse kurrë nuk aspirova një ekonomi me avantazh krahasues të saj pagat e ulëta.
Përkundrazi, u angazhova për vende pune të shumta dhe të mirëpaguara.
Dhe realisht, papunësia po ulet me ritme të shpejta.
Brenda 33 muajve është ulur me 5 njësi, pavarësisht krizave të njëpasnjëshme që ndërmjetësuan.
Në të njëjtën kohë, janë marrë shumë masa në favor të punës.
Si programet e reja të OAED-it. Karta digitale. Mbrojtja e punonjësve në Delivery. Lejet e prindërve. Dhe kuadri për punën në distancë.
Tani e ka radhën forcimi i të ardhurave të ulëta dhe këtë po bëjmë.
Me një lëvizje që e kërkon situata.
Që e meritojnë punonjësit. Dhe që mund ta përballojne bizneset.
Sepse ky ndryshim i rëndësishëm në pagën bazë, rrit edhe kompensimin e papunësisë me 31 euro në muaj.
Paralelisht përbën dhe një apel për punëdhënësit që të lëvizin në të njëjtën mënyrë edhe për kategoritë e tjera të pagave.
Përndryshe, në qershor shteti avancon në një ulje tjetër të kontribute, me gjysmë njësi.
Prandaj e kanë radhën ata që të qëndrojnë pranë punonjësve të tyre.
Sepse asnjë biznes nuk mund të prodhojë vlerë nga puna nëse nuk është kujdesur më parë që të garantojë dinjitetin e vetë punonjësve.
Do t’u shmangem parashikimeve qetësuese në një mjedis botëror që e ka mbuluar pasiguria.
I qëndroj besnik gjuhës së të vërtetës dhe rrugës së përkujdesjes dhe përpjekjes.
Prandaj, i vetmi angazhim i imi konstant është një: përballë çdo vështirësie të jem në krahun tuaj.
Rritja e menjëhershme e pagës minimale me 50 euro është një vendim përgjegjësie dhe solidariteti.
Jetojmë në kohë të vështira.
She preokupimi im kryesor është të mos çahet kohezioni ynë social.
Por edhe mos të dëmtohen nga lëvizje të pamenduara, gjithë sa kemi arritur së bashku deri më tani.
Kam besim në kapacitetet e ekonomisë tonë.
Por mbi të gjitha kam besim tek punonjësit grekë.
“Zhvillim për të gjithë” ishte që në fillim premtimi ynë.
Dhe këtij objektivi i shërben politika jonë.
Sot, po bëjmë një tjetër hap të rëndësishëm që t’ia arrijmë.
Ju falënderoj dhe ju uroj Gëzuar Pashkët.