Mitsotakis: Stanjacion apo kërcim drejt së ardhmes, kjo është dilema e zgjedhjeve
TV Tribuna
16 Qershor 2019
“Kalimin në një zhvillim të fuqishëm” paralajmëroi kryetari i Demokracisë së re, Kyriakos Mitsotakis,duke theksuar se “bërthama e projektit të ND ka të bëjë me ekonominë”.
Duke folur në Metsovo, Mitsotakis tha se në zgjedhjet kombëtare alternativat janë të qarta. “Për tri javë kemi zgjedhje të përgjithshme. Dhe në këto zgjedhje, alternativat që kemi përpara janë shumë të qarta. Ose do të vazhdojmë në stanjacionin, mizerjen, varfërimin e klasës së mesme, ashtu siç ajo u realizua në mënyrë të ndërgjegjshme nga qeveria katër vitet e fundit, ose do të bëjmë një kërcim të guximshëm drejt së ardhmes, me një politikë të re e cila do të reduktojë taksat, do të tërheqë investime, do të krijojë vende pune, do të shfrytëzojë avantazhet e çdo periferie të Greqisë”.
“Greqia nuk do të mundet kurrë të jetë e fuqishme nëse nuk ka një ekonomi me zhvillim të fuqishëm. Nëse nuk mundemi të krijojmë shumë pasuri që në vazhdim të mbështesim shtetin tonë social, t’u ofrojmë mbështetje më të dobtëve, të mbështesim arsimin publik dhe shëndetin publik. Bërthama e projektit të Demokracisë së Re ka të bëjë me ekonominë. Dhe është krejtësisht logjike, pse siç ju thashë, nëse ekonomia nuk zhvillohet me shpejtësi, nuk mund të synojmë në ditë më të mira”, dha kreu i partisë më të madhe opozitare.
Ndaje me miqte