0030 210 33 18 483

Mitsotakis "?? Tiranës: "Llogaritë e mira bëjnë miq të mirë"?

TV TRIBUNA 15 Nentor 2019

Greqia nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e vet që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

Por duhet që edhe këto dy vende të bëjnë hapat e nevojshëm.

Kjo është deklarata më e fundit e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili ka përdorur shprehjen “Llogaritë e mira bëjnë miq të mirë”, për të argumentuar kushtet e Athinës ndaj këtyre dy vendeve.

 “Shqipëria të avancojë në regjistrimin e popullsisë duke respektuar të drejtën e qytetarëve për vetëpërcaktim dhe të garantojë në praktikë pronat dhe të drejtat e minoritetit etnik grek. Duke shmangur, sigurisht, qoftë aktet që shkelin rregullat e fqinjësisë së mirë, qoftë retorikat për çështje inekzistente”, theksoi Mitsotakis gjatë një fjalimi në forumin e Selanikut, një veprimtari ku ndodheshin dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Mitsotakis tha se një ditë më parë ishte takuar me përfaqësues të minoritetit grek nga Shqipëria. “U përsërita ato çka po them edhe këtu, asgjë më pak, asgjë më shumë”,  shtoi shefi i qeverisë greke.

Ndërsa Athina ka deklaruar se do të bëjë ç’është e mundur që në samitin e radhës të BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin një datë për hapjen e negociatave, Mitsotakis “zbuloi” dhe hapin e parë të kësaj iniciative. Ai tha se shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias do të takohet dhe diskutojë me dy homologët e vet nga Tirana dhe Shkupi, në këshillin e ministrave të jashtëm, më 25 nëntor në Bruksel.

Ndaje me miqte