0030 210 33 18 483

Mitsotakis: Vaksina e Covid-19, falas për gjithë qytetarët

TV Tribuna 23 Gusht 2020

Shteti grek do të përkujdeset për dhënien falas të vaksinës së koronavirusit për gjithë qytetarët, ka deklaruar të premten, kryeministri KyriakosMitsotakis.

Në mbledhjen e sotme për Covid-19, Mitsotakis ka bërë të ditur gjithashtu se shteti do të mbulojë shpenzimet për pajisjen me maska mbrojtëse të nxënësvedhe personelit mësimdhënës.

Shefi i qeverisë greke ka deklaruar ndër të tjera:

Dua të jem absolutisht i qartë, vaksina do të jepet falas për gjithë qytetarët.

Nuk e dimë ende nëse do të jetë një apo më shumë vaksina.

Nuk e dimë se kur do ta kemi në dispozicion. Shpresojmë sa më shpejt dhe jo më vonë.

Mirëpo, kurdo që ta kemi vaksinën në dispozicionin tonë, kjo do të disponohet  falas për gjithë qytetarët.

Gjithë vendet e botës po i hapin sërish shkollat e tyre.

Ky është dhe rekomandimi unanim i komisionit shkencor dhe me këtë rekomandim bashkohet qeveria greke.

Shkollat do të hapen, duke mbajtur parasysh dhe gjithë kujdesin që na këshillojnë ekspertët, në mënyrë që të pakësojmë në minimum përhapjen e virusit.

Një nga këto parashikime është dhe përdorimi i detyruar i maskës në klasë për të gjithë fëmijtë, duke filluar nga kopshti dhe deri në klasën e fundit të liceut.

Qeveria greke do të marrë përsipër të disponojë maska falas për gjithë nxënësit dhe gjithë mësuesit, dhe në këtë mënyrë t’i përgjigjet detyrimit që t’u ofrojë fëmijve maskën për të cilët qeveria kërkon përdorimin e detyrueshëm të saj në shkolla, ka theksuar Mitsotakis.

Ndaje me miqte