0030 210 33 18 483

Mitsotakis: Vaksina në Greqi në fund të vitit dhe do të jetë falas për të gjithë

TV Tribuna 30 Nentor 2020

Në mbledhjen e këshillit të ministrave, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u është referuar hapave për heqjen graduale të lockdown-it, ndërsa ka bërë të ditur se vaksina anti Covid-19 do të mbërrijë në Greqi deri në fund të vitit dhe do të bëhet falas për popullatën.

Është e qartë sigurisht, se gjithë aktualiteti vazhdon në masë të madhe të përcaktohet nga zhvillimet në luftën kundër Covid-19.

E dini se të shtunën, bashkë me ministrin e shëndetësisë u ndodhëm në Selanik.

Situata është paksa më e mirë.

Tashmë kemi, përveç uljes së rasteve, edhe shenjat se po nis gradualisht të reduktohet presioni mbi sistemin shëndetësor kombëtar.

Por të mos kemi asnjë dyshim se kemi akoma përpara nesh disa ditë të vështira.

Dhe teksa pas pak do të fillojë dhe diskutimi mbi mënyrën se si do të dalim nga kufizimet rigoroze, dua të theksoj edhe një herë tjetër se nuk duhet të flasim për data, duhet të flasim me të dhënat.

Këto e përcaktojnë politikën tonë.

E dhëna më e rëndësishme që duhet të vlerësojmë në këtë konjukturë lidhet me kapacitetet e sistemit kombëtar të shëndetësisë.

Rrjedhimisht, duhet të theksoj se në vendimet që do të duhet të marrim, duke pasur parasysh rekomandimet e ekspertëve, duhet të jemi të kujdesshëm.

Rruga jonë ndoshta ngjan më e ngadaltë, por do të jetë më e sigurte.

Dhe sidomos duhet të jetë një rrugë pa prapakthime.

Të theksoj edhe një herë se përkrahja më e mirë e të gjithë neve ndaj luftës së madhe që po bëjnë punonjësit e shëndetësisë, sidomos në Greqinë e Veriut, është të bëjmë më normalen, të vazhdojmë me përkushtim absolut të dëgjojmë porositë e ekspertëve.

Përgjegjësia personale, përgjegjshmëria personale, nuk përbën më një apel, është një detyrë kundrejt vetvetes dhe gjithë bashkëqytetarëve tanë.

Objektivi është konkret: sa më shumë grekë që të mjetë e mundur të jemi të shëndetshëm deri te vaksina.

Kjo do të vendoset nga sa më pak humbje të mundshme do të kemi deri atëherë dhe kjo rrjedhimisht do të vendoset nga korrektësia më e madhe e mundshme që do të tregojmë të gjithë tani.

Këtyre direktivave ftohemi t’u shërbejmë edhe ne edhe ju në ministritë tuaja, në organizmat që keni në varësi, në çdo sektor të veprimtarisë tonë, por edhe me shembullin tonë të përditshëm.

E dini se ministria e shëndetësisë ka hartuar një planizim shumë analitik për procesin e vaksinimit masiv të gjithë popullatës.

Do të ketë një fushatë shumë të argumentuar për informimin e opinionit publik mbi nevojën e vaksinimit të sa më shumë bashkëqytetarëve tanë.

Vaksina, siç kemi thënë shumë herë, do të jetë falas.

Është e qartë se vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm, por prandaj është shumë e rëndësishme të fitojmë betejën në opinionin publik, se sa e domosdoshme është që të vaksinohen të gjithë, gjithmonë duke iu bindur udhëzimeve që do të na japë komisioni i vaksinimit.

Vlerësojmë se vaksinat e para do të kenë mbërritur në Greqi para fundit të vitit, pasi ashtu siç presim, të miratohen nga organet kompetente europiane.

 

Ndaje me miqte