Mitsotakis: Zgjedhjet, më e vona në maj 2019
Tribuna TV
22 Dhjetor 2018
“Në fakt, nuk kemi ministër të jashtëm dhe ministër i mbrojtjes është Panos Kammenos, i cili para fundit të tij politik nuk ngurron të thotë çfarë të dojë”, tha kryetari i Demokracisë së re, Kyriakos Mitsotakis, në drekën tradicionale të fundvitit për gazetarët.
Duke folur për marrëveshjen e Prespës, Mitsotakis tha se “e rëndësishme është të largohet kjo qeveri sa më shpejt që të jetë e mundur dhe makar kjo të ndodhë para Marrëveshjes së Prespës, me qëllim që qytetarët të vendosin për çështjen kombëtare. Nëse largohet Kammenos nga qeveria nuk shoh se si do të mundet zoti Tsipas të vazhdojë të qeverisë, duke humbur në thelb maxhorancën minimale. Prandaj shikoj si kufirin më të vonë të zgjedhjeve majin 2019”.
Ndaje me miqte