0030 210 33 18 483

Mjekja, vajza e ish-kampionit të mundjes, shkon vullnetarisht në krye të detyrës

TV Tribuna 22 Mars 2020

Ish kampioni i mundjes së lirë shqiptare, himarioti Alfred Bollano, që jeton prej vitesh në Gjermani, ka publikuar në Facebook një mesazh nga vajza e tij, mjeke kardiologe në spitalin KAT në Athinë, e cila, edhe pse me leje lindjeje, ka lënë në shtëpi djalin 3 muajsh dhe është paraqitur në punë, në spital, pse, siç, thotë "njerëzit kanë nevojë për mua".
Vijon statusi i ish kampionit:
"Baba, ika, se jam për punë, nxitoj", më thotë goca në telefon.
"Me fëmijë të vogël, tre muajsh, ku shkon?", i them. "Ti je me lejen e lindjes, ke edhe shumë akoma".
"Jo, baba, njerëzit kanë nevojë për mua. Janë shumë të sëmurë, unë jam mjeke, do të bëj detyrën time. Në asnjë mënyrë nuk mund të rri në shtëpi".
"A të thirrën?", e pyes.
"Jo, se jam me fëmijë të vogël. Po e di vetë detyrën time. S'ka pse më thërrasin. Koha nuk pret, të sëmurët shtohen çdo ditë e më shumë. Tani ata kanë nevojë më shumë se kurrë për mua... Çuni është mirë, të gjithë jemi mirë. Baba, mos ki merak".
Dhe më mbylli telefonin.
M'u mbushën sytë me lot. por edhe u gëzova pa masë për këtë vajzë të thjeshtë e shumë punëtore. Që më nderon me sjelljen e saj. Kranar e i gëzuar e mbylla dhe unë telefonin.
Duke i uruar suksese dhe kujdes në punën e saj të nderuar, por edhe shumë të vështirë në këto ditë.
"Bravo", belbëzova në heshtje, "Një akt heroik. Lufton mes vdekjes duke lënë në shtëpi djalin tre muajsh"...
 

Ndaje me miqte