Mogherini dhe Hahn në Ankara
ATSH
22 Nentor 2018
STAMBOLL, 22 nëntor /ATSH-ANSA/- Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn ndodhen për një vizitë në Ankara, ku do të takojnë autoritete të larta politike turke.
Ata do të takohen me ministrin turk të Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu, me të cilin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në qendër të vizitës, do të jetë zvarritja e negociatave për pranimin e Turqisë në BE si edhe çështjet e shtetit të së drejtës atyre të njeriut.
Ankaraja kërkon rifillimin e negociatave dhe liberalizimin e vizave.
Ndaje me miqte