0030 210 33 18 483

Mogherini: I falënderoj të dy palët, "na bënë të ndihemi krenarë si europianë"?

17 Qershor 2018

Eshtë një ditë shumë e bukur për të dy vendet, një ditë shumë e mirë për BE-në, Europën në tërësi dhe për Ballkanin natyrisht”, deklaroi nga Oteshevo zëvendëspresidentja e Komisionit Europian dhe përfaqësuese e Lartë e BE, Federica Mogherini.

“I mbaj mend shumë mirë hapat e parë të këtyre negociatave ndërmjet dy ministrave të jashtëm, të cilët do të doja t’i përgëzoj për punën e tyre të shkëlqyer. Mjaft njerëz kundërshtonin mundësinë e marrëveshjes, po përfundimisht ia arritëm falë përkushtimit, angazhimit, këmbënguljes dhe lidershipit, si dhe shpresës që shprehnin dy kryeministrat dhe dy ministrat e jashtëm gjatë gjithë procesit të negociatave”, tha Mogherini dhe shtoi:

“KE dhe ne të dy (komisioneri Hahn), ishim bashkudhetarë të kësaj përpjekjeje dhe jemi këtu para së gjithash që të falënderojmë të dy palët sepse na bënë të ndihemi krenarë si europianë me aftësinë e tyre që përmes dialogut dhe diplomacisë të gjejnë një zgjidhje të dobishme për të dy palët, një zgjidhje në një problem që vazhdonte për disa dekada dhe ishte edhe një gjemb për gadishullin Ballkanik”.
 

Ndaje me miqte