0030 210 33 18 483

Momentet e fundit të tifozit të AEK-ut: Pas gjakosjes, gjen strehë pas frigoriferit të supermarketit

Tribuna News Network 17 Gusht 2023

 

 Tifozi i AEK-ut ,u godit me thikë dhe humbi jetën në përplasjen me tifozët e Dinamo Zagrebit.

 

Pas një përplasjeje të dhunshme mes tifozëve kroatë dhe AEK-ut në Filadelfia e Re, tifozit 29-vjeçar iu godit me thikë dhe vdiq në vend.

 

Video e siguruar nga Protothema.gr janë pjesë e dosjes së hetimeve për të zbuluar autorët e këtij vrasjeje tronditëse. Në pamjet e para, Michali vërehet duke u munduar të shpëtojë dhe  vrapon drejt një kioske në rrugët Smyrni dhe Fokon. Ai ishte i veshur me një këmishë blu, pantallona të shkurtra dhe kapuç të plotë, ndërsa mbante një përkrenare në dorën e majtë.

 

Pas goditjes fatkeqe, Michali hyn i gjakosur dhe ulet prapa frigoriferit të akullores. Pronarët e marketit janë të befasuar dhe të shqetësuar. Sipas policisë, Michali shkoi te kioska për tëshpëtuar.

 

Në një moment, një grua dhe një burrë pranë tij i japin Michalis një letër për t'u fshirë. Ai ishte në gjendje të dobët dhe gjakderdhja vazhdonte.

 

Një person tjetër arrin për të ndihmuar Michalin teksa ai është ende i ulur pas frigoriferit. Personi dukej se përpiqej t'i jepte ujë dhe po tentonte të informonte dikë për situatën tragjike që po ndodhte.

 

Sipas autoriteteve, Michali humbi shumë gjak dhe fuqi, pas disa minutave pëson goditjen fatale në arterien brachiale dhe humbi jetën.

 

Gjykata ka vendosur në paraburgim 12 persona të përfshirë në përplasje. Ndërsa në burg janë 10 kroatë, një grek dhe një shqiptar, të cilët mohojnë çdo përfshirje në vrasje dhe pretendonin se ishin thjesht kalimtarë.

 

Mediat lokale raportojnë se përveç huliganëve të Dinamo Zagrebit, aty ishin edhe tifozë të Panathinaikos, të cilët sulmuan tifozët e AEK-ut në OPAP Arena. Në përleshjen e ashpër, u përdorën bomba molotov, dhe objekte të tjera. Huliganët tentuan të hyjnë në stadium, por dyert ishin të mbyllura.

Ndaje me miqte