0030 210 33 18 483

Moscovici për Tsipras-in: "Një njeri i shkëlqyer dhe guximtar"?

Tribuna TV 28 Qershor 2018

"Pas frikës time kur u ngjit në pushtet në 2015, në personin e Aleksis Tsipras përfundimisht zbulova një njeri të shkëlqyer, të aftë dhe guximtar, që arriti të transformonte popullin e tij”.

Kështu i ka deklaruar gazetës “Le Figaro”, komisioneri europian për financat, Pierre Moscovici, duke shtuar se Tsipras “u dëshmua si një burrë shteti”.

“Me Akleksis Tsiprasin, kreun e të majtës radikale greke që u bë kreu i një të majte të përgjegjshme, komunikimi ishte i mirë. Tsipras preferoi të bëjë një politikë realiste”, thotë Moscovici dhe duke parë SMS-të në celularin e vet, thotë: “me Tsiprasin shkëmbejmë mesazhe çdo javë”.

Le Figaro prezanton portretin e komisionerit, për të cilin thotë se “sapo ktheu faqen e krizës greke dhe po mendon për të ardhmen. Në të njëjtën kohë, po përgatit vizitën e tij në Greqi, më 2 dhe 3 korrik, ku do të festojë përfundimin e krizës”.

Gjatë gjithë kohës së krizës dhe oshilacionet e shumta të saj, Moscovici “qëndroi i qetë dhe i armatosur me një bindje absolute: Greqia duhej të mbetej në Eurozonë”, përkundër tezës së ish ministrit gjerman të financave, Wolgang Schauble që ishte dëshpëruar nga qëndrimi i Athinës. “Nuk isha kurrë nga ata që besonin se grekët duhet t’u nënshtrohen reformave të paqëndrueshme”, përsërit Pierre Moscovici.

Ndaje me miqte