MOSKË "?? Xi në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Rusi
Tribuna News Network
21 Mars 2023
MOSKË, 21 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping do të vazhdojnë bisedimet e tyre në Moskë, ku bashkëpunimi ekonomik do të jetë në qendër të vëmendjes në ditën kryesore të vizitës tre-ditore.
Pasi Putin dhe Xi u takuan ballë për ballë dje për të diskutuar luftën në Ukrainë, bisedimet sot do të bashkojnë delegacionet qeveritare.
Të dyja palët pritet të nënshkruajnë dy marrëveshje të rëndësishme për të zgjeruar një “partneritet gjithëpërfshirës” dhe “bashkëpunim strategjik”, sipas Kremlinit.
Në takim do të marrë pjesë edhe ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Sipas Moskës, në rendin e ditës janë edhe çështje të bashkëpunimit ushtarako-teknik. Perëndimi ka frikë se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë fqinje për luftën e saj kundër Ukrainës.
Për Putinin, vizita e Pekinit është e mirëpritur sepse i lejon atij të tregojë se nuk është i izoluar në nivel ndërkombëtar. Kina nuk e ka dënuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe është angazhuar në negociatat e paqes. /os/
ATSHMOSKË, 21 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping do të vazhdojnë bisedimet e tyre në Moskë, ku bashkëpunimi ekonomik do të jetë në qendër të vëmendjes në ditën kryesore të vizitës tre-ditore.
Pasi Putin dhe Xi u takuan ballë për ballë dje për të diskutuar luftën në Ukrainë, bisedimet sot do të bashkojnë delegacionet qeveritare.
Të dyja palët pritet të nënshkruajnë dy marrëveshje të rëndësishme për të zgjeruar një “partneritet gjithëpërfshirës” dhe “bashkëpunim strategjik”, sipas Kremlinit.
Në takim do të marrë pjesë edhe ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Sipas Moskës, në rendin e ditës janë edhe çështje të bashkëpunimit ushtarako-teknik. Perëndimi ka frikë se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë fqinje për luftën e saj kundër Ukrainës.
Për Putinin, vizita e Pekinit është e mirëpritur sepse i lejon atij të tregojë se nuk është i izoluar në nivel ndërkombëtar. Kina nuk e ka dënuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe është angazhuar në negociatat e paqes. /os/
MOSKË, 21 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping do të vazhdojnë bisedimet e tyre në Moskë, ku bashkëpunimi ekonomik do të jetë në qendër të vëmendjes në ditën kryesore të vizitës tre-ditore.
Pasi Putin dhe Xi u takuan ballë për ballë dje për të diskutuar luftën në Ukrainë, bisedimet sot do të bashkojnë delegacionet qeveritare.
Të dyja palët pritet të nënshkruajnë dy marrëveshje të rëndësishme për të zgjeruar një “partneritet gjithëpërfshirës” dhe “bashkëpunim strategjik”, sipas Kremlinit.
Në takim do të marrë pjesë edhe ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Sipas Moskës, në rendin e ditës janë edhe çështje të bashkëpunimit ushtarako-teknik. Perëndimi ka frikë se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë fqinje për luftën e saj kundër Ukrainës.
Për Putinin, vizita e Pekinit është e mirëpritur sepse i lejon atij të tregojë se nuk është i izoluar në nivel ndërkombëtar. Kina nuk e ka dënuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe është angazhuar në negociatat e paqes. /os/
ATSH
Ndaje me miqte