Mosmarrëveshjet me Turqinë, Greqia kërkon embargo armësh
TV Tribuna
10 Dhjetor 2020
Liderët e Bashkimit Europian që samitin që fillon të enjten 11 dhjetor, pritet të vendosin se çfarë qëndrimi do të mbajnë ndaj Turqisë, “çfarë masash do të miratohen”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Europian për çështjet e jashtme, duke shtuar se “gjithçka është në. tavolinë”.
Pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, shefi i diplomacisë greke, NikosDendias deklaroi se aty u bë një diskutim i zgjeruar lidhur me Turqinë.
Pak orë para fillimit të samitit, Zëdhënësi i Komisionit europian për çështjet e jashtme, PeterStanko, ka vërejtur se “Turqia vazhdon me ato hapa që u shtynë komisionerin e çështjeve të jashtme JosephBorelli, të deklarojë se “për fat të keq, nuk kemi zhvillime pozitive”.
Agjencia e lajmeve Reuters, transmetoi pasditen e të mërkurës, se Bashkimi Europian do të zgjerojë listën e personave dhe kompanive nga Turqia që do t’u nënshtrohen sanksioneve për veprimtarinë e tyre në Mesdheun Lindor.
Agjencia iu referua draftit të konkluzioneve të samitit të 11-12 dhjetorit, që po diskutohet të mërkurën në nivel përfaqësuesish të përhershëm, në prag të takimit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Be-së.
Sipas agjencisë, në rast se bihet dakord, BE do të “përgatisë sanksione shtesë”, mbi bazën e një liste ekzistuese që nga viti 2019 dhe se po qe nevoja, “do të zgjerohet kuadri i zbatimit të saksioneve.
Diskutimet për draftin po vazhdojnë, ndërsa Greqia dhe Qipro vlerësojnë se këto hapa nuk janë të mjaftueshme, sipas burimeve që folën për Reuters.
Dy ditë para samitit të rëndësishëm të BE-së, është e qartë se disa masa ndaj Ankarasë do të përfshihen në vendimet e liderëve, por mbetet jashtëzakonisht e pasigurt se cila do të jetë shtrirja e tyre, konkludon agjencia Reuters.
Më herët të mërkurën, presidenti i Turqisë, RecepTayippErdogan e akuzoi kryeministrin grek, KyriakosMitsotakis, se po shmanget të ulet në tryezën e bisedimeve me Turqinë.
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit grek se Greqia arriti ta sjellë në Bashkimin Europian çëshjen e mosmarrëveshjeve me Turqinë”, zoti Erdogan tha se “në të vërtetë ata përpiqen vazhdimisht t’i shmangen uljes në tavolinë. Siç bënë dhe me ftesën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. Për shembull, kishte mundësi të bëhej një hap ndërmjet Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë, dhe për fat të keq, përsëri nuk u ulën në tavolinë. Bëjnë politikë gjithmonë me gënjeshtra”.
Erdogan tha gjithashtu se çfarëdolloj sanksionesh nga bashkimi Europian kundër Turqisë, nuk kanë për ta influencuar ndjeshëm vendin. “Bashkimi Europian asnjëherë nuk është sjellë me ndershmëri dhe as i ka mbajtur premtimet e veta”, shtoi presidenti i Turqisë.
Kërkesa e Greqisë dhe e Qipros për një vijë më të ashpër ndaj Turqisë, mbështeten nga Franca, Austria, Luksemburgu, Sllovenia, Sllovakia, Belgjika, Danimarka dhe Irlanda.
Në favor të sanksioneve janë shprehur edhe Holanda dhe vendet baltike.
Në krahun tjetër, Gjermania kundërshton marrjen e masave drastike, e ndjekur nga Italia, Spanja dhe Malta, ndërsa Polonia dhe Hungaria janë kundër vendosjes së sanksioneve.