0030 210 33 18 483

Moti këtë javë: Vjen i nxehti afrikan në Greqi

TV TRIBUNA 30 Korrik 2019

Alternimi i fenomeneve -shira dhe temperatura të ulëta, pastaj diell dhe temperatura të larta- ka qenë karakteristika kryesore e motit në Greqi javët e fundit.

Ndërkaq, që nga e enjtja shirat lokalë do të kufizohen, teksa një valë të nxehti afrikan do të jetë prezent në Greqi, me rezultat temperatura të shkojë deri në 42 gradë celsius.

Parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Grek për ditët e ardhshme

E MËRKURË, 31.07: Përgjithësisht mot me diell. Në orët e mesditës e të pasdites do të ketë vranësira në pjesën kontinentale dhe do të shënohen shira të përkohshëm, kryesisht në zonat malore. Temperatura do të shënojë një rënie të ulët.

E ENJTE, 01.08: Përgjithësisht mot me diell. Vranësira të përkohshme, me shira gjithashtu të përkohshëm, do të ketë në pjesën kontinentale dhe në zonat malore në verilindje të vendit. Temperatura do të shënojë një rritje të vogël, në perëndim.

E PREMTE, 02.08: Përgjithësisht mot me diell. Erërat do të fryjnë nga veriu. Temperatura do të shënojë sërish rritje.

E SHTUNË, 03.08: Në veri, fillimisht mot me diell, pastaj gradualisht do të ketë vranësira dhe do të shënohen shira lokalë, kryesisht në Maqedoninë Lindore dhe në Thrakë. Në zonat e tjera do të ketë mot me diell. Temperatura do të shënojë rritje në nivele të larta, në lindje dhe në jug të pjesës kontinentale.

E DIEL, 04.08: Përgjithësisht mot me diell. Temperatura do të shënojë rënie.

Ndaje me miqte