0030 210 33 18 483

Në 21 qershor vendimi final për borxhin grek

Tribuna TV 08 Qershor 2018

Ekspertët e ministrive të financave të eurozonës kanë rënë dakord që hapi i parë lidhur me daljen e Greqisë nga programi i shpëtimit të bëhet në takimin Eurogrupit të 21 qershorit, ku do të merret vendimi përfundimtar për borxhin grek.

Në përfundim të takimit të Euro Working Group në Paris, ekspertët e eurozonës kanë shqyrtuar projekt studimin e fizibilitetit të borxhit grek. Ata kanë konkluduar se vendimi përfundimtar mbi masat afatmesme të lehtësimit të borxhi publik grek, do të merret në takimin e Eurogrupit, më 21 qershor. Në atë takim, konsiderohet absolutisht e mundshme që ministrat e financave të eurozonës që bien në ujdi për një zgjidhje “me kredibilitet dhe funksionale” për Greqinë.

Përndryshe, në lidhje me disbursimin e këstit të prapambetur prej 1 miliard euro, një zëdhënës i Mekanizmit Europian të Stabilitetit (ESM),  deklaroi se mbledhja e bordit do të bëhet javën e ardhshme me qëllim që të merret vendimi përfundimtar.

Gjithsesi, një burim nga qeveria greke deklaroi se kësti do të çlirohet normalisht më 15 qershor.

Ndaje me miqte