0030 210 33 18 483

Në Bruksel për Këshillin Europian ndodhet kryeminstri, Kyriakos Mitsotakis

23 Mars 2023

Kyriakos Mitsotakis sot dhe nesër do marr pjesë në mbledhjen e Këshillit Europian , informacione raportojnë se dëshiron koordinim me vendet e Jugut europian .

 

 

 

 

Sipas burimeve qeveritare, kryeministri pritet të theksojë se rregullat nuk duhet të minojnë investimet e nevojshme në një sërë sektorësh, duke përfshirë tranzicionin e gjelbër dhe atë dixhital.

Sipas të njëjtave burime, zoti Mitsotakis do të theksojë se përvoja e kufizimeve ekstreme fiskale të së kaluarës nuk duhet të përsëritet dhe se ky diskutim duhet të bazohet në fakte dhe të dhëna ekonomike dhe jo në bazë të kalkulimeve të brendshme politike apo stereotipave. që nuk korrespondojnë me realitetin e sotëm.

 

Lidhur me reformën e tregut të energjisë elektrike, kryeministri pritet të nënvizojë nevojën për përshpejtimin e investimeve në rrjetin elektrik të Ballkanit Veri-Jug dhe atë Perëndimor – për këtë çështje pala greke ka paraqitur një propozim përkatës tek shtetet anëtare dhe Komisioni Europian . .

Më herët kryeministri do të marrë pjesë në samitin e Partisë Popullore Europiane .

Ndaje me miqte