Në Budapest mund të pish një kafe 700"? dollarë!
ATSH
05 Nentor 2021
Policia hungareze ka futur në lupë hotelet e Budapestit, të cilët sistematikisht faturojnë turistëve çmime të tepruara.
Në një bar në qendër të qytetit, kamerierët u kapën nga hetuesit duke i faturuar një turisti gjerman 210 000 florina (700 dollarë) kur gjithçka që ai donte ishte vetëm një filxhan kafe dhe duke e kërcënuar nëse nuk pranonte të paguante.
Sipas policisë, pronari i barit dhe djali i tij u arrestuan.
Ata duhet të dalin para një gjyqtari për gjestin e bërë.
Turisti në fjalë ka raportuar se kamerierët i kanë shërbyer vazhdimisht pije që ai nuk i kishte porositur.
Kur ai nuk pranoi të paguante shumën e lartë, kamerierët e kërcënuan se do të thërrisnin policinë dhe madje do e akuzonin edhe për shpifje.
Ankesat për vjedhje në Budapest me këtë metodë janë shfaqur vazhdimisht në forumet e turizmit në internet.
Me këtë rast, policia kishte kohë që po hetonte në këtë lokal dhe arriti të kapte në flagrancë pronarët.
Ndaje me miqte