0030 210 33 18 483

Në burg shoferi që shkaktoi tragjedinë me vdekjen e dy shqiptarëve

Tribuna TV 14 Maj 2018

Prokuroria ka urdhëruar mbetjen në paraburgim të drejtuesit të mjetit që të mërkurën e kaluar shkaktoi aksidentin në Kifiso, ku humbën jetën dy shtetas shqiptarë dhe u plagos rëndë vajza e njërit prej tyre.

64 vjeçari akuzohet për prishje të komunikacionit publik me pasojë vdekjen, si dhe për vrasje nga pakujdesia në vazhdimësi, dëmtime trupore nga pakujdesia, përdorim të paligjshëm të dokumenteve dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Sipas tha pas përfundimit të deponimeve avokati i shoferit, klienti i tij deklarohet i penduar për ngjarjen tragjike. I pandehuri sillet të ketë thënë në hetuesi që megjithëse kishte pirë -pasi nuk do të punonte atë ditë- ndihej mirë dhe prandaj pranoi të merrte makinën për të zëvendësuar një kolegun e tij.

Ai ia dedikoi humbjen e kontrollit të mjetit dhe kalimin në krahun e kundërt, një problemi të papritur që paraqiti mjeti, duke thënë që “nuk më bindej timoni”.
 

Ndaje me miqte