0030 210 33 18 483

Në Greqi streptokoku rëmben jetën e tre fëmijëve në Greqi

03 Prill 2023

Streptokoku merr jetën e tre fëmijëve në Greqi gjatë muajve të fundit. Sipas Organizatës Greke të Shëndetit Publik, numri i fëmijëve të prekur nga infeksioni respirator bakterial në Greqi është rritur , duke ngritur alarmin për të përballuar këtë situatë.

 

Qendra Europiane e Parandalimit të Epidemive ka kërkuar informacione zyrtare nga autoritetet greke, dhe nga Organizata  Shëndetit Publik që të konfirmojë humbjen e jetës së tre fëmijëve si rezultat i infeksionit të rëndë. Fëmijët ishin 6 vjeç ,në 10 shkurt 2023, një fëmijë tjetër 6 vjeç , në 24 shkurt 2023 , dhe një fëmijë 19 muaj në 23 mars 2023. Autoritetet greke po ndërmarrin masa emergjente për të minimizuar efektin e këtij shtimi të infeksioneve bakteriale te fëmijët dhe për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Ndaje me miqte