0030 210 33 18 483

Në grevë autobusët dhe trolejt

Tribuna News Network 03 Prill 2023

Puntorët kanë shpallur grevë, autobusēt dhe trolejt për ditën e sotme, e hënë, 3 prill.

 

OASE   njofton publikun se sot, e hënë, 3 prill 2023, autobusët dhe  trolejt nuk do të funksionojnë nga ora 11:00 deri në 16:00 për shkak të grevës së punëtorëve. 

 

 Për më shumë informacion publiku i pasagjerëve mund të informohet nga aplikacioni telematik si dhe nga qendra informative 11185.

 

Sindikata e Punonjësve të ILPAP në njoftimin e saj kërkon qëndrueshmërinë e masave të mbrojtjes dhe sigurisë dhe thekson se në orën 12:00 një grup do të shkoj në Ministrinë e Transporteve, ndërsa në të njëjtën kohë do të mbahet protestë në selinë e OSY-së.

 

Punëtorët theksojnë , se pas tragjedisë në Tempe, është e domosdoshme të sigurohet transporti publik i sigurt për publikun dhe punëtorëve përmes rinovimit të standarteve dhe zbatimin e nënshkruar të ESSE.

Ndaje me miqte