0030 210 33 18 483

Në nderim të Klaudia Latas, rruga në Greqi merr emrin e saj pas tragjedisë së aksidentit hekurudhor

Tribuna News 16 Janar 2024

Emri i Klaudia Latas, një nga katër shqiptarët që humbën jetën në një aksident hekurudhor në Larisa të Greqisë në mars të vitit 2023, do të jepet për një rrugë në Greqi.

 

Rruga në të cilën Klaudia u rrit në zonën Nea Smirni, afër kishës së Shën Dhimitrit në Larisa, do të marrë emrin e saj, Klaudia Lata. Propozimi për riemërtimin e rrugës "Solona" në "Rruga Lata" është miratuar me votë unanime nga Komisioni për Emërtimin e Rrugëve dhe tani pritet të kalohet për miratim në Këshillin Bashkiak të Larisas, i cili do të mbahet sot.

 

Klaudia ishte një studente e shkëlqyeshme e mjekësisë në Universitetin Aristotelis të Selanikut. Ajo humbi jetën pas përplasjes së dy trenave në Tempi, duke u kthyer nga karnavali i Patrës në Selanik. Atë ditë, prindërit e saj i kishin kërkuar që të ndalej në Larisa dhe të kalonte natën atje, por ajo kishte refuzuar dhe donte të shkonte menjëherë në Selanik për të vazhduar studimet.

 

Klaudia Lata është një nga 4 viktimat shqiptare të aksidentit të frikshëm, ku humbën jetën 57 persona.

Ndaje me miqte