0030 210 33 18 483

Nënshtetësia, del qarkorja për intervistën e integrimit

TV TRIBUNA 20 Shtator 2021

Ministria e brendshme greke ka publikuar qarkoren me udhëzimet mbi kryerjen e intervistës për integrimin social dhe ekonomik të kandidatëve për marrjen e nënshtetësisë greke.

 

1.Verifikim i përmbushjes së kushteve të natyralizimit për  personin e qytetarit të huaj që kërkon marrjen e nënshtetësisë greke, bëhet nëpërmjet intervistës që zhvillohet në selinë e drejtorisë rajonale të shtetësisë para një komisioni prej 3 anëtarësh.

Neni 2

Planifikimi i intervistës

Numri i saktë i intervistave për çdo komision 3 anëtarësh është në varësi të numrit të kërkesave për të cilat është finalizuar shqyrtimi i kushteve formale dhe plotësimi i dokumentacionit të nevojshëm, duke respektuar radhën e shqyrtimit sipas datës së aplikimit dhe përderisa certifikata është marrë në të njëjtën periudhë.

2.Intervistat zhvillohen çdo javë.

3.Çdo komision mund të ftojë në intervistë për çdo seancë deri në 10 persona.

Kohëzgjatja e çdo interviste është e mundur të mos i kalojë të 30 minutat.

 

Neni 3, procedura

I interesuari thirret në intervistë, duke i dërguar ftesën me dëshmi.

Te ftesa bashkangjitet një deklaratë përgjegjësie, ku i interesuari informohet për detyrimin që të japë miratimin mbi përpunimin e të dhënave personale, nëse nuk e ka dhënë këtë n[ë momentin e paraqitjes fillestare të aplikimit, si dhe miratimin për incizimin e intervistës.

Të dorëzojë dokumentat që vërtetojnë integrimin e tij ekonomik dhe social, të paktën 10 ditë para intervistës.

Për personat me invaliditet duhet të garantohet mbërritja e sigurt e tyre në vendin e zhvillimit të intervistës dhe të merren të gjitha masat  e nevojshme për të lehtësuar komunikimin e tyre, posaçërisht në rastin e personave me probleme dëgjimi, duke disponuar interpret të gjuhës së shenjave.

 

Neni 4, zhvillimi i intervistës

Njeri nga anëtarët e komisionit merret me verifikimin e identitetit të personit që intervistohet.

Gjatë zhvillimit të intervistës, komisioni konstaton nëse mbi bazën e dokumentave që ka paraqitur i interesuari, rezulton nëse ai plotëson ose jo kushtet e integrimit ekonomik dhe social, duke i bërë atij pyetjet që vijojnë:

-Cilat janë të ardhurat vjetore nga çfarëdo burimi dhe cila është përgjithësisht situata pasurore e tij, për çdo vit sipas kategorisë së aplikimit

-Nëse ka punë të qëndrueshme në Greqi dhe për sa kohë

-Nëse përmbush detyrimet e tij tatimore dhe të sigurimeve shoqërore

-Nëse ka krijuar lidhje farefisnie me një shtetas grek.

-Nëse vetë ai apo fëmijtë e tij janë arsimuar në shkollë greke.

-Nëse ka marrë pjesë në seminare të edukimit profesional me qëllim përmirësimin e aftësive të tij për nevojat e punës.

-Nëse merr pjesë në aksione vullnetare, veprimtari kulturore, etj.

-Nëse e ka Greqinë vendin e aktivitetit të tij jetik, duke banuar vazhdimisht në Greqi.

Në vazhdim, pjesëtarë të komisionit, i bëjnë të interesuarit nga 5 deri në 10 pyetje, me qëllim që të verifikojnë:

-Mundësinë e pjesëmarrjes së tij në jetën politike të vendit dhe ka informacion të mjaftueshëm për çështje që kanë të bëjnë me aktualitetin politik, zhvillimet politike aktuale dhe çështje të interesit lokal.

Anëtari i komisionit që mban procesverbalin e intervistës, regjistron në mënyrë analitike pyetjet e komisionit dhe përgjigjet e të interesuarit.

 

Neni 5, opinioni i komisionit

Në vazhdim anëtarët e komisionit, mbi bazën e përmbajtjes së intervistës, japin opinionin e tyre (unanim apo me shumicë votash) lidhur me përmbushjen ose jo të kushteve thelbësore të natyralizimit.

 

Dosja e çështjes, që përfshin referencën për përmbushjen e kushteve formale dhe thelbësore bashkë me protokollin e intervistës, i dërgohet oponentit, me qëllim që të hartohet vendimi për pranimin ose jo të kërkesës për natyralizim.

 

Neni 6

Anëtarët e komisionit bëjnë kujdes për krijimin e një klime bashkëpunimi me qytetarin e huaj duke marrë parasysh për komunikimin nivelin kulturor të tij, si dhe të veçoritë individuale në kuadër të respektimit të diversitetit.

Ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë të paanshme dhe me objektivitet, pa u influencuar nga bindjet politike të të interesuarit që ndoshta i shpreh gjatë intervistës.

Ndaje me miqte