0030 210 33 18 483

Nënshtetësia greke, kush dhe kur mund të aplikojë

TV TRIBUNA 16 Nentor 2019

Nëse ka marrë statusin e REZIDENTIT AFATGJATË (Epi makron dimenontos), mund të aplikosh për të kërkuar nënshtetësinë greke vetëm pasi të kesh mbushur 7 VJET QËNDRIM TË LIGJSHËM NË GREQI.

Nëse ke leje qëndrimi TË BREZIT TË DYTË, mund të aplikosh për të kërkuar nënshtetësinë greke vetëm pasi të kesh mbushur 7 VJET QËNDRIM TË LIGJSHËM NË GREQI.

Nëse ke leje qëndrimi PA AFAT ose LEJE 10 VJEÇARE, mund të aplikosh për të kërkuar nënshtetësinë greke vetëm pasi të kesh mbushur 7 VJET QËNDRIM TË LIGJSHËM NË GREQI.

Nëse ke leje qëndrimi si PJESËTAR I FAMILJES SË SHTETASIT GREK, ose pjesëtar i familjes së shtetasit të BE-së, mund të aplikosh për të kërkuar nënshtetësinë greke vetëm pasi të kesh mbushur 7 VJET QËNDRIM TË LIGJSHËM NË GREQI.

Nëse ke leje qëndrimi si PRIND I NJË TË MITURI GREK, (por jo që ka marrë nënshtetësinë për shkak të lindjes apo arsimimit në Greqi), mund të aplikosh për të kërkuar nënshtetësinë greke vetëm pasi të kesh mbushur 3 VJET QËNDRIM TË LIGJSHËM NË GREQI.

Nëse ke leje qëndrimi PËR PUNË TË VARUR, KARTË HOMOGJENI SI “ALLOGENIS”, LEJE PËR ARSYE HUMANITARE, mund të aplikosh për të kërkuar nënshtetësinë greke vetëm pasi të kesh mbushur 12 VJET QËNDRIM TË LIGJSHËM NË GREQI.

Ndaje me miqte