0030 210 33 18 483

Nënshtetësia greke, kush dhe si mund të aplikojë, dokumentacioni, sa duhet të presë... (1)

Tribuna TV 31 Gusht 2018

Sekretariati i nënshtetësisë ka përgatitur një udhëzues të thjeshtuar për gjithë emigrantët që dëshirojnë të aplikojnë për marrjen e nënshtetësisë greke.

Udhëzimi është publikuar edhe në gjuhën Shqipe, në adresën

http://www.ypes.gr/UserFiles/f0ff9297-f516-40ff-a70e-eca84e2ec9b9/SITEBEHENI.pdf

TV Tribuna e paraqet të ndarë në pjesë.

1. Nënshtetësia greke për emigrantët nga vendet jashtë BE

KUSH NUK MUND TË APLIKOJË?

• Ata që nuk kanë leje qëndrimi ose kanë vetëm leje të përkohshme

• Ata që kanë marrë dënime me burg që janë më shumë se 6 muaj, për lloje të caktuara krimesh, ose dënime që janë më shumë se 1 vit për krime që janë kryer me dashje.

 

KUR MUND TA BËJ APLIKIMIN?

• Pas 7 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi

• Pas 3 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi me kusht që të jem martuar me një nënshtetas/e grek/e dhe të kem fëmijë me të.

• Pas 3 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm nëse kam një fëmijë në moshë të mitur që ka nënshtetësi greke (nuk aplikohet për ata që e kanë fituar nënshtetësinë sepse kanë frekuentuar një shkollë greke)

• Pas 3 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi, nëse jam refugjat ose jam pranuar si person pa nënshtetësi nga autoritetet greke.

 

ÇFARË DOKUMENTESH NEVOJITEN?

• Një “deklaratë natyralizimi” pranë bashkisë së vendbanimit tim.

• Një aplikim për natyralizim

• Një leje qëndrimi e llojeve të mëposhtme si:

 a) Leje qëndrimi afatgjatë ose leje qëndrimi e brezit të dytë, b) për bashkëshortët/et 

nënshtetasve grekë ose të BE-së, ose një prind i një nënshtetasi grek në moshë të mitur, c) një refugjat politik ose me mbrojtje të përkohshme, d) si person pa nënshtetësi

• Pasaporta

• Nëse kam lindur jashtë vendit, një çertifikatë lindjeje, e vërtetuar dhe e përkthyer në greqisht/ Nëse kam lindur në Greqi, një çertifikatë lindjeje greke.

• Auditimet e taksave personale për vitet e fundit.

• Numri i sigurimeve shoqërore (Α.Μ.Κ.Α.)

• Dokumente të tjera që vërtetojnë lidhjet e mia me Greqinë dhe grekët.

 

KU TË APLIKOJ? = Pranë Drejtorisë së Gjendjes Civile të Administratës së Decentralizuar të zonës ku jetoj

SA KUSHTON? = 700 euro për aplikimin për herë të parë

200 euro për aplikimin për herë të dytë dhe për të gjitha aplikimet vijuese

100 euro për aplikimin për herë të parë dhe për të gjitha aplikimet vijuese, nëse jam refugjat ose person pa nënshtetësi

 

SA DUHET TË PRES PËR VENDIMIN, SIPAS LIGJIT? = 1 vit (në praktikë 2-4 vjet).

Ndaje me miqte