0030 210 33 18 483

Nënshtetësia greke, për fëmijtë që kanë lindur në Greqi. Kush dhe si mund të aplikojë, dokumentacioni, sa duhet të presë...

Tribuna TV 31 Gusht 2018

Sekretariati i nënshtetësisë ka përgatitur një udhëzues të thjeshtuar për gjithë emigrantët që dëshirojnë të aplikojnë për marrjen e nënshtetësisë greke.

Udhëzimi është publikuar edhe në gjuhën Shqipe, në adresën

http://www.ypes.gr/UserFiles/f0ff9297-f516-40ff-a70e-eca84e2ec9b9/SITEBEHENI.pdf

TV Tribuna e paraqet të ndarë në pjesë.

Për ata që kanë lindur në Greqi dhe që kanë frekuentuar një shkollë që implementon programin mësimor të detyrueshëm grek

KUSH NUK MUND TË APLIKOJË?

• Kur asnjë prej prindërve nuk ka leje qëndrimi ose kanë vetëm leje të përkohshme qëndrimi

• Kur asnjë prej prindërve të të miturit nuk ka jetuar në Greqi për më shumë se 5 vjet me leje qëndrimi, përpara lindjes së të miturit, dhe as nuk ka jetuar në Greqi me leje qëndrimi për më shumë se 10 vjet në total, përpara dhe pas lindjes së të miturit.

KUR MUND TA BËJË APLIKIMIN?

Nga regjistrimi në klasën e 1-rë të shkollës fillore.

ÇFARË DOKUMENTESH NEVOJITEN?

• Deklarata – Aplikimi për marrjen e nënshtetësisë greke

• Regjistrimi i lindjes në bashkinë greke.

• Çertifikata e martesës së prindërve, e vërtetuar dhe e përkthyer në greqisht, ose nëse martesa është lidhur në Greqi, regjistrimi i martesës në bashki.

• Lejet e qëndrimit të prindërve. Të paktën një prej prindërve duhet të ketë një prej lejeve të mëposhtme të lëshuara: për qëndrim afatgjatë, për brezin e dytë, për periudhë të pakufizuar, për 10 vjet, për refugjatët, për personat me statusin e mbrojtjes së përkohshme, për personat pa shtetësi dhe për nënshtetasit e BE-së

• Pasaportat e prindërve, me përkthim zyrtar.

• Çertifikata e regjistrimit dhe e frekuentimit të fëmijës për klasën e 1-rë të shkollës fillore. Lëshohet nga Drejtori i Shkollës.

KU TË APLIKOJ? = Pranë Drejtorisë së Gjendjes Civile të Administratës së Decentralizuar të zonës ku jetoj

SA KUSHTON? = 100 euro

SA DUHET TË PRES PËR VENDIMIN, SIPAS LIGJIT? = 6 muaj (në praktikë rreth 1 vit)

Ndaje me miqte