0030 210 33 18 483

Nënshtetësia greke për qytetarët e vendeve jashtë BE-së

Dedes & Associates – Law Firm 08 Janar 2019

Qytetarët Shqiptarë që kanë vite që punojnë edhe jetojnë në Greqi mund të përfitojnë nënshtetësinë Greke. 

Kush nuk ka të drejtë aplikimi

Ata që nuk kanë leje qëndrimi ose kanë vetëm leje të përkohshme.

Ata që kanë marrë dënime me burg që janë më shumë se 6 muaj, për lloje të caktuara krimesh, ose dënime që janë më shumë se 1 vit për krime që janë kryer me dashje.

Kur mundem të bëj aplikimin?

Pas 7 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi.

Pas 3 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi me kusht që të jem martuar me një nënshtetas/e grek/e dhe të kem fëmijë me të.

Pas 3 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm nëse kam një fëmijë në moshë të mitur që ka nënshtetësi greke (nuk aplikohet për ata që e kanë fituar nënshtetësinë sepse kanë frekuentuar një shkollë greke).

Pas 3 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi, nëse jam refugjat ose jam pranuar si person pa nënshtetësi nga autoritetet greke.

Çfarë çertifikata më duhen?

Një “deklaratë natyralizimi” pranë bashkisë së vendbanimit tim.

Një aplikim për natyralizim.

Një leje qëndrimi e llojeve të mëposhtme si:

a) Leje qëndrimi afatgjatë ose leje qëndrimi e brezit të dytë,

b) për bashkëshortët/et e nënshtetasve grekë ose të BE-së, ose një prind i një nënshtetasi grek në moshë të mitur,

c) një refugjat politik ose me mbrojtje të përkohshme,

d) si person pa nënshtetësi

Pasaporta.

Nëse kam lindur jashtë vendit, një certifikatë lindjeje, e vërtetuar dhe e përkthyer në greqisht/ Nëse kam lindur në Greqi, një certifikatë lindjeje greke.

Auditimet e taksave personale për vitet e fundit.

Numri i sigurimeve shoqërore (Α.Μ.Κ.Α.).

Dokumente të tjera që vërtetojnë lidhjet e mia me Greqinë dhe grekët.

Ku bëhet aplikimi?

Pranë Drejtorisë së Gjendjes Civile të Administratës së Decentralizuar të zonës ku jetoj

Sa kushton?

700 euro për aplikimin për herë të pare.

200 euro për aplikimin për herë të dytë dhe për të gjitha aplikimet vijuese.

100 euro për aplikimin për herë të parë dhe për të gjitha aplikimet vijuese, nëse jam refugjat ose person pa nënshtetësi.

Shënim: Në projektligjin e ri që është paraqitur në parlament taksa prej 700 eurosh, parashikohet të ulet dhe të bëhet 550 euro.

Për sa kohë kthehet përgjigja?

1 vit sipas ligjit (praktikisht me shume).

        Zyra jonë DEDES & ASSOCIATES merr përsipër çdo çështje rreth emigracionit. Një ndër këto çështje është edhe aplikimi për marrje të nënshtetësisë.

Çdo çështje që na ngarkohet nga klientët tanë, zgjidhet në mënyrën më praktike dhe efikase.

Për çdo informacion mund të shikoni faqen tonë në rrjetet sociale:

http://www.dedeslaw.gr/

https://www.facebook.com/dedeslawfirm

https://twitter.com/dedeslawgr

Dedes & Associates – Law Firm

Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00 -18:00.

Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë.

Ndaje me miqte