0030 210 33 18 483

Nënshtetësia greke, “pak dispozita pozitive dhe më shumë negative”...

TV TRIBUNA 27 Mars 2019

Drejtori i drejtorisë së emigracionit në Athinë, Ilias Hronopoulos, dhe njëkohësisht anëtar i komisionit të natyralizimit (politografisi), gjykon se ligji i ri për nënshtetësinë greke “ka disa pak dispozita pozitive dhe më shumë negative”.

“Për mendimin tim paketa ka disa pak dispozita pozitive dhe më shumë negative.

Pozitive është reduktimi i tarifës si dhe heqja e kufizimeve për të punuar në sektorin publik dikush që mori nënshtetësinë greke. Kufizimi ishte një vit e në disa raste shkonte deri në pesë vjet.

Procedura sa u përket çështjeve të tjera... Ndërsa flasin për përshpejtim të procedurave, ato bëhen edhe më të rënda, edhe më burokratike, me akoma më pak personel punonjësish.

Për mua është gafë heqja e shërbimeve të nënshtetësisë nga periferitë.

Meqenëse jam edhe në komisionin e natyralizimit, po ju them që komisioni e ka ndërprerë punën në nëntor 2018, tani po vjen Pashka dhe nuk është bërë asgjë.

Kjo do të thotë se menjëherë krijohet një prapambetje prej 6 muajsh.

Dhe të shohim nëse do të fillojmë e me ç’ritëm do të fillojmë.

Kishim dy mbledhje komisioni në javë, tani do të kemi një. Domethënë, menjëherë kemi një përgjysmim.

Nuk e dimë gjithashtu se cila do të jetë procedura për çertifikimin e gjuhës greke. Kjo gjithashtu është burokraci, është një barrë shtesë në një procedurë më të rëndë.

Nëse donin me të vërtetë të përshpejtonin procedurat, do të mund t’ia delegonin firmën drejtorit të periferisë, pra të ketë drejtori të drejtën e nënshkrimit të vendimeve për dhënien e nënshtetësisë.

Tashmë të gjitha i shkojnë ministrit. Aty mund të qëndrojë dhe ndonjë vit tjetër dosja.

Unë besoj se do të krijohen probleme të tmerrshme.

Sepse intervista kishte një karakter gjykimi të personalizuar sa i përket njeriut që kishe përballë dhe kërkonte marrjen e nënshtetësisë greke.

Dhe aty kishe mundësinë, në bazë të qarkoreve, t’i përshtatje pyetjet në raport me njeriun që kishe përballë.

Nuk e di tani se sa i efektshëm është një test me pyetje të rastësishme, si kur kalon nga testi për marrjen e patentës së makinës. Unë besoj se nuk do të kalojnë as dy në dhjetë persona.

Para draftit të ri kalonin tetë në dhjetë aplikonte, 85% ishte numri i atyre që e kalonin intervistën.

Në fjalë shprehen të predispozuar të japin sa më shumë nënshtetësi, të intensifikojnë gjithë procedurat, por në praktikë duket se është e kundërta.

Ne kemi për t’i gjetur përpara”.

Ndaje me miqte