0030 210 33 18 483

Nënshtetësia greke, shpallen rezultatet e provimit të 16 majit

TV TRIBUNA 16 Qershor 2021

Rezultatet e provimeve për nënshtetësinë janë publikuar nga ministria e brendshme pasditen e të mërkurës, 16 qershor, plot një muaj pasi kandidatët u paraqitën në këto provime.

Si fitues konsiderohet kush ka arritur të paktën 70 pikë në total.

Nga një sondazh i shpejtë i TV Tribuna, rezulton se mjaft kandidatë kanë fituar 90-92 pikë. në total.

Rezultatet janë pubikuar në platformën ku kandidatët kishin aplikuar për pjesëmarrjen në provim.

Për t’u njohur me rezultatin, duhet të futeni në platformë me kodet e Taksis net-it, ashtu si dhe atëherë që aplikuat.

Ministria e brendshme udhëzon që fituesit duhet ta printojnë çertifikatën dhe ta dorëzojnë në shërbimin kompentet ku kanë dosjen e tyre, apo ku kanë ndërmend të bëjnë kërkesën (për ata që duan të bëjnë aplikim për politografisi).

Çerttifkata mund të dërgohet me postë, me email, ose të dorëzohet nga vetë i interesuari.

Ndaje me miqte