0030 210 33 18 483

Nënshtetësia greke, si do të njoftoheni për provimin e 7 nëntorit

TV TRIBUNA 08 Tetor 2021

Me dhjetra në ditë janë bashkatdhetarët që na pyesin se kur do të njoftohen për vendin ku duhet të paraqiten në provimin e 7 nëntorit.

Duke iu referuar provimit të 16 majit, kur kandidatët u njoftuan tri javë përpara, u kemi thënë të gjithëve se po ashtu besojmë që do të bëhet edhe tani.

Dhe duket se dita e njoftimit po afron. Sekretariati i nënshtetësisë në ministrinë e brendshme ka publikuar të premten paradite një njoftim, sipas të cilit kandidatët do të njoftohen me anë të Emailit.

“Kandidatët për provimet e marrjes së certifikatës së njohurive të mjaftueshme për natyralizim (PEGP), në 7 nëntor 2021, do të informohen përmes një mesazhi në postën elektronike (Email) lidhur me procesin si, qendra e provimit ku do të testohen, buletini i kandidatit, etj”, thuhet në njoftimin e shkurtër të sekretariatit të nënshtetësisë.

Kështu, duhet të bëni dhe pak durim dhe... Suksese!

Ndaje me miqte