0030 210 33 18 483

Nënshtetësia greke, vjen njoftimi për provimin e 8 majit

TV TRIBUNA 13 Prill 2022

Ndërsa kanë mbetur rreth 3 javë nga data 8 maj kur do të zhvillohen provimet e radhës për testin e nënshtetësisë, njoftimet për adresën e saktë se ku duhet të paraqitet kandidati do të publikohen të mërkurën pasdite, në 13 prill.

Kështu bën me dije një njoftim i sekretariatit të nënshtetësisë, publikuar paraditen e të mërkurës.

Provimet e radhës për certifikatën e njohurive të mjaftueshme për natyralizim do të zhvillohen të dielën, në 8 maj 2022.

Lutemi të lidheni pas të mërkurës 14/04/2022, nga ora 17:00 me qëllim që të informoheni për qendrën e provimit ku jeni caktuar dhe të shikoni buletinin e kandidatit, të cilin duhet ta printoni dhe ta keni me vete ditën e provimit.

Të interesuarit duhet të futen me kodet e taksis netit te aplikimi që kishin bërë për provimin.

Aty do të gjejnë buletinin e kandidatit.

Buletini përmban të dhënat personale të kandidatit, numrin e pasaportës dhe të lejes së qëndrimit, AFM, numrin dhe datën e aplikimit, telefonin dhe emailin.

Në fund fare është adresa ku duhet të paraqitet ditën e provimit.

Udhëzimet më të detajuara për procesin e provimit do të dalin ditët e ardhshme.

Ndaje me miqte